Ekspozita e më se 100 instrumenteve muzikore

Agron Pllumaj ’’Maestro’’, për herë të parë organizojë ekspoziten e vet personale në QKI “Malësia” në Tuz, më datën 09.12.2017, duke filluar nga ora 18!
Në ekspozitë ishin të paraqitura instrumentet idiofone, aerofone, membranofone, kordofone dhe instrumente elektronike!
Programi i planifikuar fillojë mbrenda në sallë, ku e udhëheqi anëtarja e Ansamblit “Shqiponja”, zj.Maria Lucaj. Mbas disa fjalëve të përshkruara për eskpozitën, u shfaq edhe një video, ku publiku i pranishëm pati mundësin që të shof vet Maestro Agronin duke luajtur në këto instrumente!

Fjalën e rastin dhe hapjen e bëri vet drejtori i Muzeut Etnografik të Malësisë z.Shtjefen Ivezaj, i cili edhe dhuroji një fletfalenderim Maestros, nga muzeu, fototeka, biblioteka dhe filatelia!
Mbas programit të mbajtur mrenda në sallë, të pranishmit patën rastin ta shijojnë pamjen e më se 100 instrumenteve muzikore, të rënditura një nga një, duke filluar nga instrumentet foklorike, fyelli 200 vjeçar nga Malësia, lahuta shekullore e Kol Vocit (gjyshit të Agronit), etj, instrumente te kulturave të ndryshme botërore si Flauti Kinez ’’Dizi’’, Erhuja e Kinës, Gajdet Skotlandeze, Pan Fluta, Ocarina, instrumente klasike dhe moderne elektronike.

Në ekspozitë morën pjesë një numër i konsiderueshëm i banorëve të Malësisë, Ulqinit, Podgoricës, Rep. së Kosovës, Rep. së Shqipërisë, SHBA, etj.
Një falenderim i veçantë shkon për zj.Ermira Braho, zëvëndëse e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, e cila me pjesëmarrjen e saj e nderoj aktivititin. Falenderojmë poashtu edhe miqtë nga Tirana, studiuesit z.Jaho Brahaj dhe z.Ermal Sela të cilë me pjesëmarrjen e tyre na nderuan. Falenderojmë drejtorin e QKI “Malësia”, z.Hajrudin Axhoviq për dhënjen e sallës falas, kryetarin e komunës z.Abedin Axhoviq për ndihmë simbolike, kryetarin e Alternatives Shqiptare z.Nikë Gjeloshaj, krytarin e Lidhjes Demokratike Shqiptare z.Nikollë Camaj, pronarin e restorantit “Troja” z.Vasel Ujkaj, pronarin e “Castellanes” z.Toni Vulaj, pronaret e “Alba Petrol” z.Martin dhe Rrok Junçaj, dhe shefin e pikës së karburantit, z.Lucë Arapaj për kontributin që dhanë për organizimin e ekspozitës. Një falenderim i veçant i takon z.Kolë Zagreda i ardhur nga New York-u, i cili na nderojë me pjesmarrje ku edhe vet Ansambli i dha nji fletfalenderim për kontributin e dhënë, e që po e jep për ruatjen e trashigimisë dhe kulturës tonë kombëtare! Falenderojmë mediat: Tv Boin dhe RT e MZ, emisjoni në gjuhën shqipe “MOZAIKU”. Poashtu falenderimi u takon edhe fotografit te Ansamblit Shqiponja Bernard Hasanaj dhe mikut tone Ceno Palaj!

Ansambli Shqiponja