Vazhdon organizimi humanitar i studentëve të Plavë Gucisë

 

Plavë-Guci 11 Dhjetor 2017

Të ndëruar bashkëvëndas, ju njoftojmë se ne kryesia e Unionit Studentor të Plavës dhe Gucisë, kemi vëndosur që ta bëjmë një aksion për mbledhjën e të hollave për familjet me nevojë dhe me kushte jo të mira ekonomike për festat e fundvitit.
Si student dhe si bashkëvëdas të Plavës dhe Gucisë ndjehemi të privilegjuar dhe përgjegjës që të kontribojmë për vendlindjën dhe për bashkëvëndasit tanë, të u’a lehtësojmë së paku një ditë dhe një festë të vitit.
Për të gjithë ata bashkëvëndas mërgimtar që kanë mundësi të bëhen pjesë e këtij aksioni dhe të kontribojnë sadopak për familjet e Plavës dhe Gucisë që kanë nevoja ekonomike mund të bashkohen me ne duke ndihmuar nëpërmjet Western Union-it duke na kontaktuar në profilin tonë Upssh Dega Plavë-Guci.
Për ju që jeni në vendlindje dhe doni të përkrahni aksionin e studentëve për vendlindjën, ju njoftojm, se kemi vendosur Kutiat e Donacioneve në shitore te Rosi, Galani dhe ne City MARKET.
Do të jemi sa më transparent që të jetë e mundur për çdo kontribut , duke i publikuar të gjithë ata që kanë kontribuar dhe të gjitha familjeve që u kemi dhuruar.
Mbledhja e të hollave do të bëhet duke filluar nga sot me dt, 11.12.2017 deri më dt., 29.12.2017
Përkrahni studentet në vendlindje ne këtë aksion, që familjeve plavë-guciase me kushte jo te mira ekonomike natën e ndërrimit te motmoteve ta kalojnë sa me bukur !

Me respekt Upssh Dega Plavë-Guci.