Në Mirditë protestuesit prishin simbolin turk në digën e hidrocentralit të Qafë Mollës

Vendosja e simboleve turke në digën e hidrocentralit të Qafë-Mollës në Mirditë nga firma turke që ka kryer punimet ka sjellë reagimin e banorëve të kësaj treve.

Pasi i është kërkuar firmës që ta heq, banorët nuk kanë pritur më dhe ditën e fundit të vitit kanë organizuar një protestë.

Protestuesit kanë shkatërruar flamurin turk të vendosur pranë digës, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje. /ReportTV/