Komandot shqiptare do të luftojnë kundër ISIS në Irak

Shqipëria do të dërgojë në Irak, një njësi ushtarake operacionale, një togë e cila do marrë pjesë në operacionet tokësore kundër militantëve të organizatës terroriste ISIS.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli informoi në komisionin e sigurisë se i ishte dërguar një kërkesë edhe qeverisë së Irakut për të dhënë kredencialet.

Më pas në Kuvend do paraqitet edhe një projektligj që do përcaktojë detajet, kohën dhe numrin e ushtarakëve shqiptarë që do bashkohen me njësitë e tjera të vendeve aleate në koalicionin anti ISIS. Këto trupa do vendosen në një bazë ushtarake në Irak.

Pjesëmarrja e njësisë ushtarake shqiptare në koalicionin global kundër ISIS është vullnetar, ndonëse vjen pas një kërkese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trupat ushtarake kanë qënë të angazhuara për një kohë të gjatë në Irak, por kryesisht në operacionet e ruajtjes së objektivave ushtarake apo shoqërimit të autokolonave.

Tags: , ,
  • NY-NY

    Antarsia ne NATO e ka cmimin. Kurgja ne bote nuk asht falas.

  • Kosove Rexha Bala

    E ashtuquajtura “ushtri shqiptare”, eshte vec nje ushtri mo Zot me keq – mbeturina te Sali Berishes e Fatmir Mediut e Shkelzen Gerdecit. Te ashtuquajturit, “komandante” te asaje “ushtri” i kane trute ne bark!!!
    Se po ti c’ka doni ne Irak, me luftu ISIS-n, eeee, theftu dreqi pulishin. Ne kemi armikun okupator ISIS-in tone serbo-malazias ketu, ne Veri te Mitrovices, i cili armik eshte duke luajtur kumbar me ne dita-dites. Se po ti, kemi trojet e coptuara nen Mal te Zi, Serbi e Maqedoni more plehera……ku jeni “komanda e ushtrise se vdekur” vu befte ferra Brahim e ia marrshi t’keqen Shqiperise Etnike.

    • Vetekontrolla

      O te han dreqi poti s’pakut niher te vetme shkruej dichka qe i vyen 5 centa. Pse, chka bane ti per Kosove, a pate shkua me luftua, apor noshta pret me marr edhe “pensionin” e veteranit te luftes vetem pse kini dale ne do kvaziprotesta. Ata s’paku po i kallzojn botes se nuk jemi te gjith Shefqeta e Irfana. Besa i mjeri aj chi kurr nuk asht i knaqun sikur puna jote. Per ty ISIS na kekan faqja e bardh