Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini në Podgoricë

Përfaqësuesja e Lartë e çështjeve të jashtme dhe politikave të sigurisë në BE, Federica Mogherini ,e nisi valën e vizitave të saj në rajon, i cili e sjell në Mal të Zi dhe e çon gjithashtu në Kosovë, Bosnje, Serbi e Maqedoni dhe Shqipëri.

Ajo mbërriti sot në Podgorice, ku u është drejtuar deputetëve në Parlamentin e MZ, gjatë një seance të posaçme. Ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancë.

 Përfaqësuesja e lartë e BE-së, tha se ajo personalisht ftoi opozitën malazeze për të hyrë në Parlamentin e Malit të Zi, gjatë fjalimit të saj në parlament, por ata e refuzuan. 

“Unë jam e trishtuar që shoh shumë vende shpraztë sot këtu dhe që opozita nuk pranoj ftesën time përsonale që të na bashkangjitën këtu për të shkëmbyer pikëpamjet tona” ka thënë Mogherini, gjatë vizitës zyrtare në Kuvendin e MZ. 

 “Ju e dini mirë se si duhet për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve. Loja e ndeshjeve politike është e vështirë, por ju duhet të hyni në këtë ndeshje politike. Unë besoj se shoqëria juaj mund të gjej një zgjidhje, dialog dhe mirëkuptim, përkushtim dhe madje edhe ndryshime dhe unë jam e sigurtë se opozita përsëri do të jetë në gjendje të marrë vendin e saj në Parlament “, tha Mogherini.

Për këtë, integrimet Europiane janë motivim i mirë, shtoi ajo dhe theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi në BE, nuk është një ëndërr, por një mundësi reale, dhe se përgjegjësia për këtë është në vetë gjeneratën politike.

 “Unë jam kyçur në politikë, kur lufta u zhvillua këtu. Përgjegjësia për anëtarësim në BE është në këtë gjeneratë dhe jo në gjeneratën e ardhshme. Tani është ai moment, e jo për 20 – 30 vjet. Mos lejoni që disa lufta politike të ju ndalojnë në këtë rrugë. Nga ana e BE-së, mund të u premtoj se dyert janë të hapura dhe ne duam që të kaloni nëpër ato dyerë. Qytetarëve të MZ u nevoiteni ju për ti futur në BE, ka thënë Mogherini.

Përfaqësuesja e Lartë e çështjeve të jashtme dhe politikave të sigurisë në BE, Frederica Mogherini ,  gjatë vizitës në Kosovë, krahas takimeve me zyrtarët e lartë të Prishtinës, do të përurojë hapjen e urës së rindërtuar të Ibrit në Mitrovicë, ndërsa  të premten , do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar, ku do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, përfaqësues të partive parlamentare dhe do të bashkëbisedojë me studentët e Universitetit të Tiranës.

Albert Camaj