Një darkë për të ndihmuar TV Boin-in

Shkruan: Pjetër Jaku

Aktivisti, biznesmeni dhe bujari malësor Marash Nucullaj, në mbrëmjen e datës 2 Mars 2017, kishte thirrur një darkë fondesh në ndihmë të të vetmit TV shqip ne trojet shqiptare në Mal të Zi, “TV Boin”, në Restorantin e tij të njohur “Johnny’s Grill on the Lake” ne Bellevile, MI

Në këtë darkë merrnin pjesë, veç malësorëve, të cilëve TV Boin u shërben prej vitesh, në vendlindjen e tyre, edhe miq të tjerë të Marashit dhe dashamirës të kulturës, që e duan sinqerrisht një media që po i qendron me mundim kohës dhe komercializmit, si një biznes privat që mbahet për mosasimilimin e shqiptarëve, në një vend e nën një shtet që nuk do t’ia di aspak këtij fenomeni. Me të drejtë, kryetari i Shoqatës “ Malësia e Madhe”, një ndër shoqatat më të njohura në Amerikë, avokati Tony Vulaj : “Po të vihej në shërbim edhe te shtetit malazez,çka krejt lehtë mund të vihej në dispozicion të tyre, të paktën gjysma e programit, nuk do ta kishte aspak të vështirë mbijetesën.”

Në këtë darkë Marashi, në fjalën e tij të mirëseardhjes falenderoj të gjithë të pranishmit, por në veçanti Konsullin e Nderit të Republikes së Shqipërisë në Michigan Ekrem Bardha, Famullitarët Dom Nosh Gjolaj e Dom Ndue Gjergjin, aktivistë të tjerë të komunitetit si dhe mediat e pranishme, duke ndjerë kënaqësi që mjedisi që kishte zgjedhur për këtë takim ishte i ngushtë për pjesëmarrësit e shumtë, që u treguan të gatshëm për të ndihmuar. Në këtë darkë përshendeten Ekrem Bardha, avokati Jozeph Dedvukaj, Tony Vulaj, Dom Nosh Gjolaj dhe Dom Ndue Gjergji, drejtuesja aktuale e TV Boinit, e ardhur nga Malësia Sandra Bojaj, ish deputeti i Malësisë në parlamentin malazez, Lek Lulguri, Presidenti i Albanian Tv of America, Gani Vila, Ndue Ivanaj etj. Dom Nosh Gjolaj, si i ardhur nga Malësia beri një pasqyrim të hollësishëm të jetës në Malësi dhe të vështirësive që kanë në ruajtjen e kombëtarisë , sepse shpesh nuk i dallojnë termat kombësi me shtetësi. Nevoja e Televizionit është një deomosdoshmëri imediate për të ruajtur gjuhën, traditat dhe veçoritë tona dalluese nga kombet e tjera. Ndërsa, Jozeph Dedvukaj theksoi nevojën që ka TV Boini, duke i qendruar rrebeshit malazez me vendosmëri, për të mos dalë asnjëherë nga shinat kombëtare, ndaj mësëshumëti, kjo media e rëndësishme na duhet për të rinjtë që jetojnë e rriten në trojet tona. Sandra Bojaj, në cilësinë e Presidentes së TV Boinit, foli për rëndësinë e diasporas në mbajtjen gjallë të frymës patriotike dhe ruajtjen e gjuhës dhe traditave, nëpërmjet mediave e, në rastin tonë në ndihmën që i kanë dhënë vazhdimisht medias tonë. Besoj se dhe ne do ia shpërblejmë këtë nbdihmë. Më pas, aktivisti Gjergj Ivezaj hapi fushatën e ndihmave, ku të pranishmit ndihmuan me një shumë prej afro 30 mijë dollarëve. Marash Nucullaj, i entusiazmuar nga ky aksion u tha të pranishmëve se donacioni për TV Boinin nuk mungon këtu, pasi edhe disa të tjerë janë thirrur për të ndihmuar, sidomos nga Qendra Katolike e Shen Palit.

Lista me emrat konkret që kanë ndihmuar, do të lexohet në një nga programet e ardhëshme të TV Boinit, si dhe në mediat e tjera, në një shkrim të dytë.