Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, në pajtim me Rregulloren për procedurën dhe mënyrën e kryerjes së debatit publik për përgatitjen e ligjeve, nis debat publik mbi projekt-ligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare dhe dërgon ftesë publike qytetarëve, institucioneve profesionale dhe akademike, organeve qeveritare, kryeqytetit, dhe komunave, shoqatave profesionale, partitve politike, sindikatave, këshillave të pakicave, komuniteteve fetare, OJQ-të, mediave dhe organizatave të tjera të interesuara, komuniteteve dhe individëve që të marrin pjesë dhe të angazhohen në debate publike për Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare.
Komentet e dhe sugjerimet mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare mund ti dergoni ne adresën;Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Rimski trg 46, 81000 Podgoricë, ose e-mail adresa: leon.gjokaj@mmp.gov.me. Konsultimi publik do të jetë i hapur nga data 10 korrik 2017 deri më 04 shtator 2017.
Projekt ligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen e simboleve kombëtare mund ta shkarkoni këtu: Projekt ligji i perdorimit te simboleve ne gj. shqipe .pdf