Më 16.07.2017 në QKI “Malësia” në Tuz, SHKA “BESA” nga Trieshi, në prag të 50 vjetorit të veprimtarisë së vet kulturo-artistik, shfaqi “Mbrëmje muzikore, folklorike”.
Përpos Shoqërisë Kulturore Artsitike “Besa”, mysafirë të këtij evenimenti ishin edhe Shoqëria Kulturore Artsitike “Liria”, nga Mileshi dhe Shoqëria Kulturore Artsitike “Rapsha”, nga Drumja, të cilët shfaqën program të pasur burimor, me këngë e valle popullore , të pëcjellura nga publiku me duartrokitje të shumta.
Të pranishmit i përshëndeti themeluesi dhe kryetari i nderit i SH.K.A “Besa”, z. Nua Dedivanaj, i cili vlerësoi lartë punën dhe veprimtarinë e SH.K.A”Besa”, në këto 49 vite të veprimtarisë së vet kulturorore e artistike.
Me këtë rast, pronari i Muzeut Etnografik të Malësisë, z.Sthjefën Ivezaj, ndau mirënjohje për themeluesin e SH.K.A “Besa”, Nua Dedivanaj si dhe për aktorën e parë të SH.K.A “Besa”, Mri Dedivanaj – Dedvukaj.
SH.K.A “Besa”, paralajmëroi edhe manifestimin e saj të radhës “Miss Bjeshka” 2017, të cilin e organizon tradicionalisht, ç’do vit, më 3 gusht, në Koritë, me rastin e ditës së bjeshkatarëve. Njëkohësisht paralajmëruan edhe pjesmarrjen e vet në Festivalin Mbarkombëtar “Rapsha”, 2017, duke shprehur kënaqësi që një Festival i rangut të tillë organizohet edhe në Malësi.
Albert Camaj