Iniciativë për rindërtimin e shkollës fillore të vetme në gjuhën shqipe në “Dacaj” – Rozhajë

 

 “Ta ndihmojmë shkollën shqipe në Rozhajë”, quhet iniciativa e nisur përmes rrjetit social Facebook, për rindërtimin e shkollës fillore të vetme në gjuhën shqipe në “Dacaj” – Rozhajë.

Përmes kësaj iniciative po kërkohet që të mos lejohet degradimi i plotë i shkollës fillore në Rozhajë. Po kërkohet që të investohet nga njerëz të vullnetit të mirë, në mënyrë që shkolla të jetë funksionale edhe më tutje.

“Ju ftoj të na bashkoheni për grumbullimin e mjeteve, për rindertimin e shkollës fillore ne gjuhën shqipe në Rozhajë”, shkruhet në njoftimin e iniciativës nga Sheki Daci.

Sipas drejtuesve të iniciativës në fjalë, rindërtimi i shkollës në Rozhajë do ta shuante numrin e nxënsve që po largohen nga shkolla.

“Rindërtimi i objektit të shkollës shqipe në Rozhaj do të ndikonte në zvogliminin e numrit të nxënësve që po braktisin mësimet në gjuhën shqipe, dhe po kalojn në shkolla të afërta në gjuhën serbo-kroate të cilat kanë kushte më të mira për mësim, ky fenomen po kontribon në asimilimin dhe emigrimin e popullësisë SHQIPTARE të komunës Rozhajë”, shkruhet në njoftim. 

Problemet dhe kushtet  elementare, jo të favorshme të kësaj shkolle të vetme në gjuhën shqipe, i ka shfaqë disa herë edhe drejtori i posa emruar i kësaj shkolle z. Haxhi Lajçi.