Zjarri zhduki Fabrikën per prodhimin e drurit në Tuz

 Mbrëmë, më 19 korrik 2017, rreth ores 21, digjet deri në themel, me gjithçka pati brenda, fabrika për Prodhimin e drurit, e Qendres tregtare “Europa” në Tuz, në pronësi të Dodë Gjokaj.

 Siç sqaron për portalin Malesia.Org, pronari Petrit Gjokaj, ende nuk ka informacione se cilat ishin pasojat që shkaktuan zjarrin në këtë kompani.

Kjo kompani tregtare pësoi dëmë me vlerë mbi 50.000 eura.

Përpos konstrukcionit të objektit, me vlerë prej 10.000 eura, u dogjen edhe e tërë maqineria përkatese për përpunimin e drurit, me vlere prej 30.000 eura, si dhe materialet e tjera, me vlerë rreth 15.000 eura.

Albert Camaj