Qeveria ka në plan shitjen e truallit “Bregu i bukur” në Dinoshë – Kuvendi i KU Tuz ngritë iniciativë për bllokimin e shitjes.
Në seancën e Kuvendit të komunës urbane të Tuzit, e cila u zhvillua të ënjtën (20 korrik) në rënd të ditës u shtua edhe diskutimi në lidhje me çështjen e shitjes së truallit të njohur me emrin Bregu i bukur në Dinoshë, me ç’rast me shumicë votash të pozitës dhe opozitës u ngritë iniciativë drejtuar Qeverisë me kërkesë të ndalimit të tjetërsimit të këtij trualli.
Tjetërsimi i këtij trualli do të ndikonte edhe më tutje në ndryshimin demografik të Malësisë, ashtu siç u bë me Dheun e Zi, në fshatin e ashtuquajtur Karabushko Pole i banuar me ardhacak nga veriu i Malit të Zi.
Lidhur me shitjen e truallit Bregu i bukur në Dinoshë, të cilin qeveria don ta tjetersojë, pa pelqimim e Komunes Urbane të Tuzit, këshilltari i Iniciativës Qytetare Smajl Maliq Çunmulaj pyeti Kryetarin e Komunës Urbane të Tuzit, Abedin Axhoviq, se a mos është pjesë e ketij komisioni qeveritar, i cili donë ta shes tokën e Malësisë.
Çunmulaj shtroi pyetje edhe për Kryetarin e Kuvendit të KU, të Tuzit, Fadil Kajoshaj, se a ishte në dijeni për këtë aktivitet që çon drejt shitjes së truallit Bregu i bukur në Dinoshë.
“Ju lutem si kryetar i kuvendit të KU të Tuzit, por edhe si anëtar i UDSH-së, që përbëni shumicën me DPS dhe Partinë Boshnjake, sa jeni në dijeni për shitjen e këtij lokaliteti apo a ju kanë informuar për këto plane”, pyeti Çunmulaj.
Çunmulaj theksoi se nëse është e vërtetë se po bëhen këto aktivitete për shitjen e Bregut të bukur, si mund të ndollë që kjo të bëhet pa dijeni të kuvendit, duke i shkaktuar kështu dëm të madh komunës së ardhshme të Malësisë.
Ai po ashtu tha se si ka mundësi që kjo Qeveri të ja marre truallin banorëve të Dinoshës, kur këta banorë e votojnë dhe e përkrahin këtë qeveri me të madhe, ndërsa ata, këtë përkrahje janë duke ua kthyer me shitjen e trojeve të tyre.
Përndryshe, në lidhje me këtë Kryetari i Komunës z.Abedin Axhoviq, deklaroi se nuk është pjesë e këtij komisioni dhe as nuk e përkrah shitjen e këtij trualli.
Më 20 korrik 2017, u mbajt Seanca XVIII e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit
Për këtë seance ishin paraparë 6 pika të rendit dites: Propozimi i Llogarisë përfundimtare të Planit financiar të Komunës urbane për vitin 2016, Informatë mbi aktivitetet për nxitjen e zhvillimit dhe avancimit të bujqësisë, Propozimi i Vendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi pjesën variable të pagës, Propozimi i Vëndimit mbi emërimin e anëtarëve të Komisionit për përgatjtjen e propozimit të simbolit të komunës në kuader të Kryeqytetit, -Tuz, Propozim vëndim mbi ndryshimet e Vendimit mbi të ardhurat e funksionarëve lokal të Komunës urbane të Tuzit dhe Propozim-Vendim mbi ndryshimet e Vendimit mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokal të Komunës urbane të Tuzit.
Në fillim të kësaj seance këshilltari i Lidhjes Demokratike, Ivan Ivanaj, parashtrou pyetje keshilltari, mbi arsyejet e paraqitjes së problemit për furnizim me ujë të zonave malore të Malësisë, duke iu referuar faktit që furnizimi me ujë është i organizuar më keq se asnjë here tjetër, madje edhe pa shtab përkatës edhe pse nevoja e Malësisë malore është më e mëdha se as një vit më pare. Ivanaj shprehi habinë se si kjo çështje kaq alarmante për banorët e Malësisë nuk gjindet në rendin e dites së Kuvendit. Ai theksoi se si duket kjo instancë nuk ka në plan të merret me hallet tona, pëpos në ndonjë rast kur ka ndonjë element për t’u lavdëruar.
Ivanaj deklaroi se në medie ka pasur “arsyetime” të ndryshme, duke filluar nga pakënaqësitë e njërit prej furnizuesëve se nuk i janë paguar mjetet, edhe pse në llogarinë përfundimtare figuron se janë paguar, duke lexuar edhe komente se si qytetarët nuk e meritojnë ujin, e ne mendojmë se pa marrë parasyshë se cilat janë bindjet politike të njerëzve uji duhet t’u mundësohet. “Derisa dikush lavdërohet për qindra mijëra eura të siguruara për ujësjellës, qindra mijëra të tjera jepen për sportë e suportime individuale, e në anën tjetër nuk ka mjete të mjaftueshme për atë që njeriu e kërkon edhe në ditën e vdekjes, kjo jo vetëm se është e pakuptimtë, por edhe e pashpirtë”, u shpreh Ivanaj.
Në diskutimin e vet lidhur me llogarinë perfundimtare keshilletari i IQ, Vasel Sinishtaj, reagon në pyetjen e këshilltarit Ivanaj, çka shkaktoi një polemik mes Sinishtaj dhe Ivanaj.
Sinishtaj, me këtë rast theksoi se dëshiron ta korigjojnë Ivanajn, me një gabim se ata nuk kanë thanë se qytetarët nuk e meritojnë ujtë për hirë të votave por për hirë të asaj politike e cila nuk siguron mjetet adekuate dhe për hirë të qëndrimit se malesoret tonë nuk shiten për 1 filxhan ujë. Por pastaj Sinishtaj e perseriti qendrimin e tij të shprehur në media më parë se nëse kjo politikë e tillë vazhdon, qytetare e Malësisë nuk e meritojne ujtë, ndonëse në fund edhe ai ftoi që të zgjedhet kjo çështje sa më parë.
Në fund vlen të ceket se në këtë seancë u formua edhe Komisionit për pergatitjen e simbolit të KU të Tuzit në Kuader të Kryeqytetit.
Albert Camaj