Mario – shqiptari që zbukuron Kimin, në plazh me simbolet shqiptare (Foto)

Njeriu që kujdeset për zbukurimin e Kim Kardashian, Mario Dedivanovic, është duke i kaluar pushimet në Mal të Zi.

Ai ka qëndruar në disa vende bregdetare duke përfshirë edhe Ulqinin, nga ku ka publikuar fotografi në Instagram.

Ndërkaq, fotografia që ka tërhequr më së shumti vëmendje është ajo në të cilën, stilisti ka pozuar në plazh i mbuluar me një peshqir në formën e flamurit kuqezi, gjë e cila sigurisht se ka irrituar jo-shqiptarët.

Grimeri më i famëshëm në botë, Mario Dedivanovic është shqiptar me prejardhje nga Malësia, i cili grimon shumë yje të njohura në botë përfshirë edhe Kimin, ndërsa ai në asnjë moment nuk ngurron ta shfaqë origjinën e tij.

Mediet malazeze Marion e kishin paraqitur si malazez, megjithatë ai në një intervistë për portalin tonë në vitin 2015 kishte thënë Jam 100 për qind shqiptar” me çka u dha fund spekulimeve të tyre.