Lajmërim: Shpërndarja e kuotave dhe procedura e aplikimit për studimet Bachelor në Republikën e Shqipërisë

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë ka nxjerrë udhëzimin në lidhje me kandidatët shqiptarë në Mal të Zi, të cilët dëshirojnë që studimet në ciklin e parë Bachelor t’i vazhdojnë në Shqipëri. Sipas udhëzimit kandidatët duhet të aplikojnë pranë fakultetit përkatës  nga data 21 deri më 26 gusht 2017. Për programet e studimit për të cilat është paraparë provimi pranues, kandidatët duhet të paraqiten deri më datë 26.08.2017, ndërsa provimi pranues do të zhvillohet në  datat 28-30 gusht 2017.

Doumentacioni i nevojshëm është si më poshtë:

-Formulari i aplikimit (Shtojca nr. 5 bashkëlidhur udhëzimit)
-Kopja e dokumentit të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur nga republika shqiptare
-Fotokopja e diplomës dhe dëftesave të shkollës së mesme
-Dokumenti identifikues
-Dy fotografi
-Kopja e mandat – pagesës

Çdo informacion më të hollësishëm mund ta gjeni në Udhëzimin nr. 18. 

udhezimi_18

Sa i përket numrit të kuotave të paraparë për shqiptarët në Mal të Zi, mund t’i gjeni në vegzën: http://ualbania.arsimi.gov.al/Universitet/Kuota , duke përzgjedhur universitetin, fakultetin dhe programin e studimit, të cilin kandadati dëshiron të ndjekë.

Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni përmes adresës tonë të e-mailit knsh@t-com.me apo të na vizitoni në zyrën e KKSH-së. Të gjithë kandidatëve u dëshirojmë suksese.