Të nderuat bashkëkombas,
Malësia e Madhe për tri ditë me radhë ishte qëndër e bashkimit kulturor të të gjithe Kombit Shqiptar….
Malësia e Madhe,me 18,19 dhe 20 gusht ishte ashtu siç duam shumë nga ne.
Gjithçka tingëllonte vetëm Shqip!!!
Prandaj në emer të SHKA “RAPSHA”, që ishte organizatore e festivalit Mbarëkombëtar “RAPSHA 2017”-Malësi e Madhe.
Falenderojmë mbi 600 artistë nga të gjitha trevat Shqiptare dhe Diaspora, gjithashtu përgezojmë dhe falenderojmë për punën e tyre antarët e jurisë profesionale,në krye me Prof.Dr Zymer Neziri,Prof.Dr Ramazan Bogdani,Prof.Esat Ruka,Prof.Zeqirja Neziri dhe Prof.Dr Albin Sadiku që me vlerësimin e tyre profesional dhanë vlersimet për ata më të mirët në këtë festival…
Përshëndesim të gjitha mediat kombëtare dhe lokale dhe stafet e tyre për punën e tyre të mrekullueshme,për pasqyrimin e kësaj ngjarje në Malësi të Madhe.
Falenderojmë opinionistë, kritikë dhe shumë dashamir të Malësisë së Madhe,që mëpërmes shkrimeve dhe fotove të tyre e pasqyruan këtë festival.
Nga zemra falenderojmë të gjithë donatorët nga vendi dhe Diaspora,që me ndihmen e tyre financiare na ndihmuan që të organizojmë një festival në nivelet më të larta artistike të nivelit Mbarëkombetar…
Dua të përgëzoj publikun e mrekullueshëm të Malësisë që për tri net me rradhe,me mijera sish na përcollën ashtu siç na përkrahin tash dyzet vjet..
Dua të përgëzoj për angazhimin e tyre të gjithë bashkvëndasit e mij në vënd dhe Diasporë,të gjithë antarët e SHKA “RAPSHA”,e sidomos antarët e Drejtorisë për organizimin e Festivalit Mbarëkombëtar Folklorik “RAPSHA 2017” për punën dhe angazhimin e tyre për organizimin e këtij manifestimi që bashkoi të gjithë Kombin,në Vitojën e Malësisë së Madhe..
Të gjithë ju sëbashku ju premtojmë se SHKA “RAPSHA” do të vazhdojmë me organizime të tjera Mbarëkombëtare….
Me respekt,
Drejtori i Festivalit Mbarëkombëtar Folklorik “RAPSHA 2017”
Lucë Junçaj