Në Tuz-Malësi, promovohet libri i autorit  Prof.Dr. Martin Berishaj, “Zhberja e kufirit etnik”

Më 25 gusht 2017, në QKI „Malësia”, në Tuz, nën organizimin e shoqatës “Illyricumi”, u bë promovimi i librit “Zhberja e kufirit etnik”,  të Prof.Dr. Martin Berishaj, që  jeton e vepron në Slloveni.

Në emer të organizatorit të pranishmit i përshëndeti, Nikollë Berishaj.

Ndërsa në panelin e diskutimit ishin mendjet më të ndritura të shkencës shoqërore shqiptare si: Prof. Dr. Frashër Demaj – akademik dhe Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, njëherësh edhe Deputet i Partisë Demokratike në Republikën e Shqipërisë, si dhe autori i librit, Prof. Dr. Martin Berishaj, e gjithë kjo e moderuar nën udheheqjen e politologes dhe gazetares së re nga Malësia, Teuta Gjokaj.   

Autori Berishaj më parë kishte botuar veprat “Fuqia e fshehtë e besës” botuar pranë Akademisë së Shkencave të Sllovenisë – në sllovenisht, “Nga hapësira e trojeve në hapësirë të rrjedhave”, botim i Qendrës për Studime Shqiptare Albanica në Lublanë, “Identiteti dhe Shtetësia”, botuar në Kolegjin universitar Victory në Prishtinë, ndërsa  libri i fundit i tij  ishte “Zhbërja e kufirit etnik”, botim i Toenës në Tiranë.

Në këtë liber autori kryesisht merret me komleksitetin e studimeve mbi kufirin, e veçanërisht mbi kufirin etnik. 

Libri është i ndarë në 8 kapituj dhe numron 344 faqe.

Prof. Dr. Frashër Demaj, lidhur me librin në fjalë tha se vepra e Profesor Berishaj, duke pasur parasysh kohen kur po jetojmë, dhe çeshtjet të cilat i kanë të pazgjidhura shqiptarët, posaçërisht Kosova, merr dimenzione të reja dhe bëhet edhe më e vlefshme jo vetem për politikanë e diplomatë, por për secilin qytetar shqiptar. “Studimi i fenomeneve të ndryshme shoqërore, politike, diplomatike, gjeopolitike, gjeostrategjike nga përspektiva shumë dimensionale, janë sa të rëndësishme poaq edhe bashkëkohore. Qasja multiperspketive  e studimeve shoqërore dhe humane hynë në kuadrin e studimeve të gjithmbarshme në të cilat gjejmë informacione nga më të ndryshmet nga fushat e rëndësishme të shkencave  të cilat kanë korelacion ndërmjet tyre. Ato pasurojnë dhe plotësojnë njëra tjetrën me strukturim, fenomene, përmbajtje, e qajse  metoda si historike, kualitative, empirike, logjike, krahasuese, statistikore, duke bërë kështu terësinë e një studimit të gjithmbarshem e kuptimplotë”, theksoi Demaj.  

Ndërsa Prof.Dr. Romeo Gurakuqi, në lidhje me librin tha se ky liber është një studim krejt i vaçantë në llojin e vet,  i cili synon të depertojë, jo vetem në historinë e ndamjes në mes kufirit, në mes komunitetit mbarshqiptar në gadishullin e Ballkanit, por para së gjithash ky studim, merret  me vlersimin e fenomeneve politike, kulturore, antropologjike, sociologjike, juridike dhe të ndërgjegjies, të prejadhura prej këtij proçesit të dhimbshem dhe të imponuar, historik, nga faktorët madhor dhe e kryer në dy vizime në hartë dhe në terren në aspektin kohor. “Vizimi i pare në hartë dhe në terren është bërë në vitet 1913-14, vizimi i dytë ka ndodhë në periudhën 1921 deri në vitin 1925-26. Kemi të bajmë me një studim të impostuar qartazi në pikpamje metodologjike të shkrimit shkencor ndërdisiplinor dhe mbi të gjitha impostimi më  i rëndësishëm është ai analitik që vjen për shkak të bazamanetit solid, të prgatitjes së autorit me filozofinë e historisë, njofjen e thellë të shkencave politike dhe të së drejtes ndërkombtare”, theksoi Gurakuqi.

Ndërsa autori i librit Prof.Dr. Martin Berishaj, përshëndeti  të pranishmit dhe falenderoi panelistët për fjalët e mira dhe theksoi se mbas këtyre fjalëve kaq të mira kjo e shtjen atë që edhe më tutje të merret me punën e shkencës e në veçanti me çështjen shqiptare.  Sipas Berishajt, motivi për të shkruar këtë libër i ka lindur në vitin 1994- 95, ku ishin të thirrun në Bollonja të Italisë, ku ishin  duke u përgatitur për luftën e madhe të Kosovës dhe çlirimin e saj. Berishaj shtoi se këtë liber ia kushtoi kolosit të madh Prekë Calit, i cili dha një kontribut të madh për mbrojtjen e terësisë territoriale të Shqipërisë dhe nuk lëjoi që kufiri të vëndoset aty ku e kishin planfikuar, duke e iliustruar me shembull në rastin e Prekë Calit dhe duke treguar se kufiri mund të zhvendoset.   

Gjithashtu, autori  me këtë rast për të pranishmit shpërndau gratis një numër të caktuar të librave./Malesia.Org/