Me rastin e festës së Shën Gjonit u mbajt Logu tradicional në Vitojë

 

Më 29 gusht 2017, nën organizimin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Rapsha”, u mbajt logu tashmë tradiconal, në Vitojë, me rastin e festës së Shën Gjonit.

Në këtë manifestim kulturor, morën pjesë qytetarë të shumtë nga vendi dhe Diaspora, të cilët kaluan çaste të këndshme së bashku, duke kënduar dhe vallëzuar nën përcjelljen muzikore të këngëtares së njohur Marija Lajçaj dhe Dj Buqi.

Ky manifestim ishte një rast i mirë për takimin lamtumirës me diasporen, e cila kësaj vere ishte prezente në Malesi në numër impozant.

Ishte ky organizimi i radhës i SH.K.A “Rapsha”, pas mbajtjes së Festivalit Mbarkombëtarë “Rapsha 2017”.

Albert Camaj