Shkurtohet mandati i Kuvendit të KU të Tuzit, Malësia drejt zgjedhjeve të parakohshme lokale

Sot në seancën e KU të Tuzit u bë shkurtimi i mandatit të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit.

Kjo iniciative erdhi me nenshkrimin e partive në pozit PDS-UDSH, PB, të perkrahura edhe nga partitë opozitare në Tuz, Iniciativa Qytetare dhe Alternativa Shqiptare.

Kjo iniciative u votua me shumicë votash nga këshilltarët e partive iniciuese, ndërsa të permbajtur ishin këshilltaret e Lidhjes Demokratike. Nga LD, sqaruan se janë për shkurtimin e mandatin, por për shkak të prapaskenave politike nuk do të votojnë për aktin e propozuar.

Me shkurtimin e mandatit, Malësia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme lokale, por për dallim nga heret tjera tani do garojnë si keshilltarë të Komunës së Tuzit në Kuader të Kryeqytetit dhe jo si këshilltarë të Komunes Urbane.  Kështu kuvendi i ri i Komunës së Tuzit, në kuader të Kryeqytetit, do numrojë 32 këshilltarë.

Zgjedhjet e reja per këtë Komune zyrtarisht do t’i shpallin Presidenti i MZ, ndërsa jozyrtarisht mësojmë se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 26 nëntor të këtij viti.

/Albert Camaj/