Shoqata ”Malësia e Madhe” në bashkëpunim me Kishën ”Zoja e Shkodrës” në New York ftonë komunitetin shqiptar të New York-ut me rrethe që të marrin pjesë në promovimin e romanit me titull ”Nata në Sion” të bashkevendasit tonë Dr. Anton Gjuravçaj.
Me këtë rast, perpos autorit, për këtë veper do të flasin edhe Mehill Velaj, intelektual dhe aktivist i dalluar i diasporës son, Dalip Grece kryeredaktor i gazetës ”Dielli” dhe Gjergj Ulaj gazetar, veprimtar dhe autor i disa romaneve. Moderator i këtij aktiviteti do të jetë Kolë Cacaj anetar i Këshillit Drejtues të Shoqatës ”Malësia e Madhe” New York.
Promovimi i kesaj vepre do të mbahet në qendren ”Nënë Tereza” në Kishën ”Zoja e Shkodrës” me daten 12 nentor duke filluar nga ora 4:00 mbas dite në këtë adres; 361 West Harsdale NY 10530.
Pas promovimit do të shtrohet një koktej modest për këtë rast!
Ju mirëpresim
Shoqata ”Malësia e Madhe” New York