Shoqëria kulturo-artistike “KOHA” Dinoshë
NJOFTIM PËR OPINION
SHKA “KOHA” nga Dinosha me rastin e 28 nëntorit – Ditës së Flamurit dhe 40 vjetorit të themelimit, në bashkëpunim me QKI “Malësia” Tuz dhe Këshillin kombëtar shqiptar organizon koncert festiv. Me këtë rast kjo shoqëri do të paraqitet me disa pikë të reja të programit dhe me anëtar të rinj. Gjithashtu në hapësirat e QKI “Malësia” do të hapet një ekspozitë retrospektive e fotografive të të kësaj shoqërie.
Në koncert do të marrin pjesë edhe shoqatat kulturo-artistike si dhe këngëtar dhe instrumentalista nga Malësia.
Koncerti do të mbahet të martën me 28 NËNTOR 2017 me fillim në ora 19 në sallën e QKI “Malësia” në Tuz.
SH.K.A “KOHA” Dinoshë
Sulejman Beqaj, kryetar