Koncert me këngë e valle kushtuar folklorit në Malësi

 Më 2 korrik 2017, në QKI “Malësia”, në Tuz, nën organizimin e SH.K.A “Rapsha” në bashkëpunim me QKI “Malësia”, në Tuz, u shfaq koncert me këngë e valle folklorike kushtuar Folklorit në Malësi.

Mysafirë në këtë aktivitet të Shoqerisë Kulturore Artistike “Rapsha” ishin Shoqëria Kulturore Artistike “Besa” nga Trieshi, Shoqëria Kulturore Artistike “Liria” nga Mileshi dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Dedë Gjo Luli” nga Hoti.

Programin e hapi Shoqëria Kulturore Artistike “Rapsha” me këngën e Çun Mulës, në nderë të dekorimit të bajraktarit të Hotit, me Urdherin Nderi i Kombit, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani.

Këto Shoqata kuluturo artistike sollën argëtim të këndshem permes këngës dhe valles folklorike nga këto treva, të cilët u mirëpriten me duartrokitje të gjata nga publiku malësor.

Vlen të ceket se ky organizim i SH.K.A “Rapsha”, i paraprin organizimit të Festivalit Mbarëkombëtar “Rapsha” 2017, që do të mbahet nga data 18 deri më 20 gusht, në skenën verore në Vitojë.

Albert Camaj