Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, vizitë zyrtare në MZ

Në vazhdimësi të vizitës së parë zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Delegacionit në Mal të Zi, Kryeparlamentari shqiptar Talat  Xhaferi dhe deputetët e Kuvendit maqedonas Dimitrievski dhe Ademi u takuan në Ulqin me Kryetarin e komunës, Z. Nazif Cungu dhe me përfaqësuesit tjerë të kësaj komunë. 

Gjatë takimit ishte konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe se i njëjti vetëm duhet edhe më tutje të thellohet dhe të mbindërtohet në fushën e bashkëpunimit ekonomik, duke e marrë parasysh faktin se nuk ka çështje të hapura në mess dy vendeve. 

Kryetari i Komunës së Uliqnit,Nazif Cungu,  përzemërsisht uroi delegacionin nga Maqedonia, për formimin e Qeverisë së re, me ç’rast konstatoi se stabiliteti i Republikës së Maqedonisë ndikon mbi stabilitetin e tërë rajonit.

Gjithashtu, Cungu i informoi  Xhaferin, se pas aderimit të Malit të Zi në NATO, në mënyrë të dukshme është rritur interesi për investime të huaja nga ana e kompanive të famshme botërore. 

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për aspektet juridike, administrative dhe fiskale të decentralizimit.U këmbyen edhe përvojat pozitive për integrimin në mjediset multietnike. 

Ndërkaq, gjatë vizitës së djeshme delegacioni maqedonas i kryesuar nga Xhaferi u takua edhe me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në MZ, Mehmed Zenka, të cilët gjatë takimit vlerësuan se hyrja e Malit të Zi në NATO është me rëndësi të madhe për integrimin e të gjithë rajonit në konceptin e sigurisë. Ministri Zenka, me këtë rast e ka njoftuar z. Xhaferin me faktin se populli i pakicave në Mal të Zi janë aleat politikë në zbatimin e reformave progresive në Mal të Zi.

Me vizitën e Ulqinit dhe pas deklaratave të dhëna nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetarit të komunës,  së Ulqinit, Delegacioni i paraprirë nga Talat Xhaferi e rrumbullakon vizitën zyrtare në Mal të Zi. /MALESIA.ORG/