Me kostum klasik, kravatë dhe atlete të bardha sportive, ishte kjo veshja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës në Samitin e Triestës.
Edhe këtë herë Rama tërhoqi vëmendjen e medieve dhe opinionit. Reagimet janë të shumta, disa e kritikojnë për mosrespektim të kodit të veshjes formale, ndërsa të tjerët e admirojnë për stilin e veçantë.
Rama ishte në qendër të vëmendjes për shkak të stilit edhe në muajin maj në takim të lartë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherinin, pjesë të cilit takim ishin edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Ai kishte veshur një fanellë në vend të këmishës dhe atlete sportive në vend të këpucëve. /MALESIA.ORG/