Pushimet janë një periudhë që të gjithë përpiqen të argëtohen sa më shumë dhe padyshim një formë argëtimi është edhe të tregosh se nga vjen, sidomos nëse me pushime je jashtë vendit.
Kështu një shqiptar, i gjendur me pushime në Budva ka shpalosur flamurin shqiptar, por këtë ai e ka bërë shumë metra mbi tokë.
Shqiptari ka hipur majë një vinçi dhe ndërkohë që bën një hedhje spektakolare, sigurisht i lidhur dhe i siguruar në vinç, shpalos edhe flamurin shqiptar dhe e mban për disa momente duke e valëvitur.
Interesante është që videoja e këtij “aksioni” është hedhur në rrjet dhe komente kanë qenë të shumta, kuptohet jo pozitive nga malazezët dhe serbët kryesisht.
Komentuesit kanë vërshuar në bllok duke thënë që flamuri nuk ishte shqiptar, por i Malit të Zi dhe madje tjerë shkruanin se ishte serb. Por u ka shpëtuar një detaj i vogël, shqiponja e zezë dy krenare. /Shekulli/MALESIA.ORG/