Serbet dhe malazezët nuk besojnë në Bashkimin Evropian
Në dy nga gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor popullata është skeptike në lidhje me përparësitë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tregon anketimi i agjencisë Gallup.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnje e Hercegovinë besojnë se vendi i tyre do të jetë më mirë pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por në Serbi dhe Mal të Zi shumica e popullsisë nuk e kanë këtë mendim.
Edhe pse ato kanë filluar bisedimet zyrtare për anëtarësim, në Serbi 40% e të anketuarve nuk presin përparim prej anëtarësimit, kurse në Mal të Zi kjo shifër është edhe më e lartë, 49%, çka është rritje në krahasim me periudhat e mëparshme.
Sipas sondazheve të ndryshme, shumica e popullatës në Mal të Zi është edhe kundër NATO-s. /MALESIA.ORG/