Agron Pllumaj ”Maestro” – Melodi me çifteli kushtuar Tomë Bojaj

Një melodi me çifteli “Jehona e bjeshkëve të Kelmendite shoqëruar me video-klip është punimi i parë instrumental i publikuar i Agron Pllumaj.

Më poshtë mund të shikoni punimin dhe përshkrimin e Agronit:

Nga respekti për talentin dhe virtuozitetin tim në lëmin e muzikës dhe të instrumenteve, aso kohe, drejtor i të vetmit televizion shqip në Mal të Zi, Tomë Bojaj, shprehi deshirë që të ma punojë një video-klip me melodi me çifteli. Por, siç dihet, e për fatë të keq Toma më pas ndërroi jetë. Kështu, kjo gjë më mbeti mua mbi supe, si amanet, për vitet në vazhdim, dhe ja tani erdhi dita që projekti që e kishim bashk me të, tashmë të ndjerin Tomë, sot të dalë në dritë! Dhe pikërisht këtë melodi une ia kushtoj Tomës. Pushofsh në paqë e vetmja dritë që Malësia kishte, e që zhdritë ende edhe sot!

Falenderoj Shoqaten Labeatet, me Drejtor Luigj Camaj, vellaun Anton Pllumaj që bani inçizimin dhe montimin e videoklipit, poashtu falenderoj fotografin Bernard Beni Hasanaj qe ishte ndihmës teknik!

Falenderoj pronaren e TV Boin Sandra Bojaj, për perkrahje dhe keshilla.

Me respekt : Agron Pllumaj ” Maestro”