Cungu: Nuk ka nevojë të shkëputet koalicioni me PDS-në

Lideri i Forcës Nazif Cungu ka thënë se nuk ka nevojë të sillet asnjë vendim i shpejtuar për shkëputjen eventuale të koalicionit në nivel shtetëror me Partinë demokratike të socialistëve, Partinë boshnjake dhe Iniciativën qytetare kroate.

Të shtunën deputeti i kësaj parti Genci Nimanbegu tha se mbas votimit për Ligjin për planifikim hapësinor dhe ndërtim të objekteve urgjentisht duhet thirruar mbledhja e koalicionit „Shqiptarët të vendosur“ dhe të sillet vendimi se a duhet shkëputur koalicioni me partitë e pakicave dhe me PDS-në.

„Nimanbegut nuk u pranua asnjë amandament. Ai prandaj në mënyrë parimore votoi kundër. Edhe ne kemi pritur që ndonjë amandament të miratohet“, deklaroi Cungu për „Vijesti“./Ul-Info/