Kalon Ligji për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve
Deputeti shqiptar nga koalcioni ”Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu ka deklaruar se do të therras koalicionin që përfaqëson nëse do të shkëputen nga bashkëqeversija me partitë e pakicave dhe DPS më të cilët qeverisin në nivel shtetror, njoftojnë mediat.
Deputetet e kuvendit të të Malit të Zi miratuan dje Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve me të cilin përcaktohet planifikimi hapësinor gjithëpërfshirës dhe mënyrat dhe kushtet për ndërtimin dhe legalizimin e ndërtimeve pa leje. Për këtë ligj votuan pro 41 deputetë të koalicionit qeverisës, ndërsa Genci Nimanbegu ishte kundër tij.
Arsyeja e votës kundër të Nimanbegut është pasi ligji në fjalë iu merr shumë kompetenca komunave në këtë lëmi që është kundër parimit të decentralizimit të pushtetit.
Në koalicionin ”Shqiptarët të vendosur” përveç Forcës bëjnë pjesë edhe Alterantiva Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve