Jo rrallë në stadiumet në Serbi dhe Mal të Zi kemi dëgjuar thirrjet raciste nga tifozë të ndryshëm të cilët thërrasin në shfarosjen e shqiptarëve. Por kësaj herë kjo ndodhi në stadiumin e Ulqinit, në ndeshjen e zhvilluar në mes të vendasve të Otrantit dhe ekipit nga veriu i Malit të Zi, Berana.
Tifozët të ardhur nga Berana thirren kore raciste për shfarosjen e shqiptarëve. Vrisni shqiptarët (Ubi shqiptara) ishin thirrjet e tifozëve të cilat më parë janë dëgjuar nga stadiumet në Beograd, Podgoricë e Nikshiq.
Pas këtij incidenti ndeshja ishte ndërprerë, për të vazhduar pas largimit nga ana e policisë të huliganëve nga Berana.
Ndeshja përfundoi me fitoren e ekipit nga Uiqini. /MALESIA.ORG/