Nga Lucë Junçaj
Të nderuar miq,
Për hir të vërtetës më duhet të reagoj për të patëvërtetat që shkruhen në shkresen e Ash.
Së pari, LDSH-ja duke u nisur nga fakti se në zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit, kundërshtar politik kemi DPS-në, dhe duke u nisur nga fakti tjetër se ASH është në koalicion me DPS-në, ka propozuar, jo kerkuar, që mbartësi i listës të jetë nga rradhët e opozitës, cka besoj se është krejtë normale.
LDSH-ja nuk mund të pranojë që në garën politike kundra DPS-së të na udhëheqin listën zëvëndës ministra, drejtora e zëvendës drejtora në qeverinë e DPS-së.
Të tjerat shkarravinat që shkruajnë në këtë lajm, se kemi përmend emra apo fise, janë thjeshtë rrëna të kulluara.
Duke shpresuar se bisedimet do të vazhdojnë dhe në listë do të na prijnë njerëz që janë kundërshtar politik të pushtetit lokal në Tuz, e jo drejtora e nëndrejtora të saj, shpresojmë se do t’ja dalim që të gjithë së bashku të fitojmë zgjedhjet e ardhshme lokale!
Në fund, për të qenë korrekt duhet të shtoj se në prezencen e 8 burrave e kemi perseritë disa herë se fjale eshte për një propozim që sipas mendimit tone sjell me se shumti vota, e jo per kerkesa, dhe se jemi në pritje të propozimeve të tyne.