Pas dorëheqjes sime, revoltit të shprehur ndaj padrejtësive, punës konstante të sinqertë dhe takimeve çdoditore formale dhe joformale për unifikim të faktorit Shqiptarë, parimisht në Malësinë tonë të madhe, e duke patur për qellim që në një afat të shkurtë kohorë edhe në nivelin e Malit të Zi të flasim të gjithë njëzëri, anipse kjo në këtë moment kyç nuk u realizua, vendosa të inkuadrohem, të jap kontributin tim politik dhe njerëzorë tek Alternativa Shqiptare!
Duke pasur parasysh vijueshmerinë e bisedimeve për unifikimin e shumëpritur, si nga qytetarët, ashtu edhe nga Tirana zyrtare dhe diaspora, unë me bindje pohoj se subjekti ynë ishte gati të bënte kompromis dhe sakrifica të mëdha individuale dhe grupore që ideja e bashkimit të realizohet, kjo edhe si vijueshmeri e unifikimit parcial me subjekte tjera (IQ, Aleanca-Plavë e Guci), si dhe individë tjerë të pavarur nga mbarë trojet e banuara me Shqiptarë në Mal të Zi.
Me shpresë dhe bindje që në zgjedhjet e ardhshme lokale në Malësi, ju, qytetarë të nderuar, do të vendosni të përkrahni opcionin fitues që identifikohet me punë konkrete, plane të realizuashme në favor të mirëqenies së qytetarëve dhe vendbanimit tonë të shtrenjtë, dhe asesi individët që kanë për qellim perfitimet personale pa asnjë platformë zhvillimi shoqërorë, apo ekonomik!
Po ashtu, me besim që nuk do të bini pre e presioneve, shantazheve, nuk do të zgjedhni frikën para drejtësisë, interesin afatshkurtër para atij afatgjatë, punësimet e parapergatitura para punësimeve të pastra, genjeshtren para së vërtetës, ju premtoj se unë dhe grupi im do të jemi besnik konform kërkesave të shoqërisë dhe vendit!
Me respekt,
Prëla Ujkaj – Alternativa Shqiptare