Subjektet politike në Malësi nuk konfirmojnë formimin e koalicionit për zgjedhjet lokale

Në edicionin e sotëm të lajmeve të Top Channel u transmetua lajmi se katër subjektet politike që veprojnë në Malësi, kanë nënshkruar koalicion për dalje të përbashkët në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në Malësi më 26 nëntorit.

Sipas TCH, nënshkrues të dokumentit për formimin e koalicionit janë Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Forumi Demokratik për Integrim.

Megjithatë, asnjë nga këto subjekte nuk e kanë konfirmuar këtë lajm. Ndërkaq nga burime tona jo-zyrtare kemi mësuar se nuk është fjala për formimin e koalicionit, por për një marrëveshje bashkëpunimi pas zgjedhjeve lokale.

Pas zgjedhjeve dhe në bazë të rezultatit, formacionet, listat dhe subjektet zgjedhore nuk do të mund të angazhohen në asnjë mënyrë veçmas por vetëm së bashku për formimin e shumicës në këshillin komunal të komunës së Tuzit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Tuz, raporton TCH.

Sipas TCH, Tirana zyrtare ka luajtur një rol vendimtar që ata të bëhen bashkë. /MALESIA.ORG/