Shoqatat me origjinë nga shteti i sotëm i Malit te Zi dhe me veprimtari në SHBA gjatë aktiviteteve të përbashkëta dëshmuan se janë për bashkimin dhe unifikimin e diasporës shqiptare në një zë të vetëm. Këtë deklarim të tyre shoqatat tona e konkretizuan me 2 nëntor 2014 në Detroit, ku dhe solemnisht asokohe patën bërë nënshkrimin e “Marrëveshjes për Bashkëpunim” në mes të shoqatave.
Në këtë solemnitet të një fillimi të mbarë me 2 nëntori të vitit 2014 që u zhvillua në një nga anekset e kishës katolike shqiptare “Shën Pali,” në Detroit muarën pjesë thuajse të gjithë kryetarët e shoqatave me veprimtari në SHBA dhe profesori i respektuar në New York University zt Shinasi Rama si dhe aktivistë të dalluar të komunitetit tonë në SHBA . Nikoçir i këtij takimi ishte Shoqata Atdhetare Malësi e Madhe nga Detroiti.
Është e rëndësishme të theksohet se trupit koordinues të 8 shoqatave tona atë ditë të 2 nëntorit 2014 iu bashkangjit edhe një shoqatë tjetër, gjegjësisht “Fondi Humanitar Rapsha” me kryetar z. Anton Lajçaj dhe që tani në trupin tonë koordinues të shoqatave arritëm ti kemi 9 shoqata të bashkuara.
Diaspora shqiptare në SHBA gjatë dekadave të fundit në shumë aktivitete kombëtare i ka paraprirë aktiviteteve dhe veprimtarive të shqiptarëve me origjinë nga trojet tona etnike nën Malin e Zi. Në ceremoninë e nënshkrimit muarën pjesë 5 shoqata të cilat u përfaqësuan nga kryetarët e tyre, të cilët bënë edhe nënshkruan në mënyrë solemne “Marrëveshjes për Bashkëpunim” në mes të shoqatave tona:
- “Shoqata Ana e Malit “ – New York , me kryetar Ismet Kurti
2.”Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe “ Detroit, kryetar Pashko Gjokaj
3.”Fondi Humanitar Malësia “ – New York, kryetar Ejllo Berishaj
- “Fondacioni Plavë-Guci “ – New York, kryetar Esad Gjonbalaj
- “Fondi Humanitar Rapsha” Detroit, kryetar Anton Lajcaj
Në ceremoninë solemne atë ditë për shkaqe të distancës gjeografike dhe angazhimeve personale të kryetarëve të shoqatave të tjera nuk muarën pjesë mirëpo paraprakisht kishin dhënë pëlqimin-aprovimin e tyre për t’ iu bashkuar nismës tonë të përbashkët. Në ndërkohë kemi realizuar nënshkrimet e shoqatave vijuese:
- “Shoqata Dedë Gjon Luli “ – New York, kryetar Mark Dedvukaj
- “Fondacioni Don Simon Filipaj “ – New York, kryetar Tomë Shkreli
8 “Shoqata Atdhetare Kraja “ New York, kryetar Sal Gjinashi
- “Shoqata Ulqini “ – Chicago (kanë përkrahur ne parim por nënshkrimi nuk është vënë për shkaqe subjektive)
U bënë më se 3 vite nga nënshkrimi i “Marrëveshjes për Bashkëpunim” në mes të shoqatave tona mirëpo me ndryshimin e kryesive të shoqatave fatkeqësisht filluan çalimet në koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe që nga ajo kohë asnjë aktivitet i përbashkët me karakter kombëtar nuk është bërë nga shoqatat tona.
I emëruar nga shoqatat si “Koordinues”i këtij aktiviteti në mes të shoqatave, post ky të cilin e mbajta për më se 18 muaj, shpreh zhgënjimin dhe dëshpërimin tim të thellë për mos vazhdimësinë e bashkëpunimit të ndërsjellët, bashkëpunim ky që asokohe rezultoi në një koordinim të shumë aktiviteteve të fuqishme në SHBA në mbrojtje të interesave të shqiptarëve nën pushtetin e Malit të Zi.
Ne mesin e shumë aktiviteteve po shkoqis vetëm disa qe patën një jehon te madhe:
Konference e Dytë Ndërkombëtare për “Shqiptarët në Malin e Zi” 1 Nëntor 2014, Detrot
Demonstrata e përbashkët e 10 Prillit 2014 ne Washington DC me pjesëmarrjen e mase 1000 bashkëkombësve, Pikniqet e përbashkëteta me pjesëmarrjen e mase 2500 bashkëkombësve etj etj….
Mosaktiviteti kombëtar apo heshtja e shoqatave në fjalë nënkupton aprovimin e heshtur të gjendjes dhe pozitës jo të mirë të te drejtave të shqiptarëve që sot gjenden nen Mal të Zi. Heshtja dhe mosaktiviteti i diasporës shqiptare në SHBA, gjegjësisht të shoqatave u konvenon autoriteteve malaziase sepse të
tillë duan të na shohin “qytetar lojal” gjersa shteti malazias vazhdon rrugën dhe kyçjen e tij në institucione më relevante te botes demokratike.
Shoqatat dhe kryesitë e tyre duhet ta din se mbyllja në oazat e tyre vetanake është mangësi e vetëdijes kombëtare, sepse përtej oqeanit dhe në dhe te huaj nuk mund ta akuzojmë askënd për mos bashkëpunimin tonë përveç vetvetën tonë.
Shoqatat tona përveç aspektit human gjithnjë dhe historikisht kanë luajtur rolin e ambasadorit të denjë vendlindjeve tona dhe të kombit shqiptar në tërësi.
Andaj koordinimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë ne në aspektin kombëtar është i domosdoshëm sepse është imperativ i kohës, por edhe obligim moral i çdo kryesie të çdo shoqate aktive në SHBA që ta kryej misionin dhe besimin e marr nga diaspora për te udhëhequr shoqatën në të mirë të vendlindjes, diasporës dhe çështjes kombëtare në tërësi.
2 nëntor 2017, New York