Hedhet shorti, këta janë numrat e partive politike për Zgjedhjet Lokale në Malësi

Komisioni Komunal  Zgjedhor i Podgoricës, ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 26 nentor në Malësi.

Partitë politike janë renditur me këto numra, sipas shortit: Mali i Zi Demokratik,  me numrin 1 , Lidhja Demokratike shqiptare, me numrin 2, Social Demokratët me numrin 3 , Partia Boshnjake mban numrin – 4, Partia Demokratike e Socialistëve me numrin – 5, Unioni Demokratik i shqiptarëve, me numrin 6, Alternativa Shqiptare, me numrin 7, Partia Socialiste Popullore me numrin 8  dhe Partia Social Demokratike mban numrin 9. /MALESIA.ORG/