Nga data 31 tetor deri më 4 nëntor, në Dibër u mbajt edicioni i 16-të i “Festivalit shqiptar në Maqedoni”, ku në mesin e shumë teatrove nga mbar trevat shqipfolëse mori pjesë dhe teatri “Teuta” nga Ulqini.
Në amfiteatrin e Qendrës për kulturë të Dibrës, aktorët Blerta Kurti, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq dhe Bashkim Alaj interpretuan në natën e tretë të festivalit shfaqen “Nana” me regji të Munib Abazit e cila u përshëndet me duartrokitje të ngrohta nga publiku i cili ishte në numër të madh.
Nga panelistët e festivalit, shfaqa e cila ka në fokus figurën e nënës dhe sakrificën e saj, u vlerësua shumë lart.