Shpikjet dhe shpifjet janë veti e tjeter kujt, por jo të LDSH-së
Të sulmosh, e të luash rrolin e të sulmuarit, tashmë ka kaluar ne shprehi të taborit politik që identifikohet me ASh-në. Kështu ndolli edhe kësaj here. Ne nuk na bie ndërmendë të mirremi me ASH-në, sepse e kemi primare të mirremi me aleatët e tyre, DPS-në, e për aq më pak me biografitë e perfaqesuesve te tyre, siç bëjnë ata me tonët, edhe pse do të kishim çfarë për të thënë, por nuk mund t’i heshtim shpifjet e vazhdueshme, në dëm të së vërtetës, dhe në kurrizin tonë. Pra, opinioni duhet ta marr vesh të vërtetën, që është vetëm një, e ajo eshte se emri i asnjë kandidati nuk ishte shkas per të mos arritur koalicionin. Ne „Vijestin“ e datës 31 tetor, Ash, pa pikë nevoje, e pa pikë arsyeje, përpos për të nxitur reagim, publikon një genjeshtër, se deri te koalicioni nuk erdhi sepse Nikollë Camaj kërkonte të ishte bartës i listës. Me 1 nëntor, LDSH përgënjeshtron pohimin e ASH-së, duke spostuar përgjegjësinë për dështimin e koalicionit diku tjetër, konkretisht te participimi i dikujt në qeveri, pa emëruar, dhe pa fyer e perul askend. Reagimi ynë shkaktoi shpifjet e reja!
Shpifjet e fundit të ASH-së në rrjeta sociale e portale, janë nën çdo nivel, edhe pse po lavdërohen me nivelin akademik që përmban lista e tyre. Ata pothuaj as nuk merren me çështjen, por në stilin e tyre, tashmë të njohur, duke mos u kënaqur vetem me tentativën për të përgënjeshtuar një të vërtet, merren me vlerësimin e listës sonë dhe me biografinë politike të kryetrait të LDSH-së.
Për hir të marrëveshjes që kemi nënshkruar, ne do të heshtim çdo gjë që ka të bej me lidershipin dhe me listën e tyre, të përbërë nga familjarë. Por, nuk mund të heshtim gënjeshtrat që edhe ata i dinë për të tilla, e të cilat kanë për qëllim të dëmtojnë listën tonë. Përndryshe, për sa i përket të vërtetës, në 5 takime, sa patëm, së bashku me atë në Tiranë, asnjëher nuk u lakua ndonjë emër për kandidat, kurse me 27 tetor, kur ishte takimi i fundit (prezent ishin Anton Lulgjuraj e Ivan Ivanaj dhe Nikë Gjeloshaj e Marash Dukaj), ku ASH premton se do të na përcjellë propozimin e vet deri në ora 21, ata në vend të propozimit, na morën në telefon dha na thanë se kryesia ka vendosur që ASH të dal vet në zgjedhje. Pra, kryesi e ASH merr vendim për të dalin vetëm në zgjedhje!
Shpresojmë se, për hir të marrëveshjes dhe mundësive që na jep ajo për bashkëpunim pas zgjedhjeve, dhe për hir të dashamirësve të Malësisë, këtu e në diasporë, këso ragimesh të mos paraqiten më gjatë kësaj fushate, kurse për një gjë ne mund të garantojmë, se ne nuk do t’i inicojmë, sikurse nuk e inicuam as këtë.
Shtabi Zgjedhor i LDSH-së.