Unioni demokratik i shqiptarëve – siguri për realizimin e projekteve – UNIONI ËSHTË I JONI
Unioni Demokratik i Shqiptarëve do të garoj i pavarur në Zgjedhjet lokale që do të mbahen me dt. 26. Nëntor të këtij viti. Numri i listes se Unionit eshte Nr. 6. Sikur edhe herëve tjera lista përfshihet nga intelektual të dëshmuar, me eksperiencë, por edhe nga intelektual të rinj me vullnet e shpirt të pastër, aktivist të zellshëm e poashtu edhe me një gërshëtim lëmishë e profesionesh që i duhen zhvillimit të Malësisë, për të sjellur freski në jetën politike në trevën tonë e sidomos energji të re në Familjen tonë të përbashkët që quhet Union. Jemi para një momenti shumë të rëndësishëm në historikun tonë të përbashkët të pluralizmit politik. UDSH ka qënë Partia shqiptare më transparente që nga fillimi. Kjo nuk ka qënë e lehtë, por me kalimin e kohës është dëshmuar se kemi pas të drejt për çdo çështje madhore. Ndër projektet e UDSH-se vlen të veçohet kontributi në formimin e Ministrisë se pakicave, Fakultetin e mësuesisë në Podgoricë, formimin e Fondit për pakica, formimin e Qëndrës për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi, formimin e bazës juridike për formimin e Këshilleve nacionale, e sidomos punën e palodhur rreth zgjidhjes së çështjes së Statusit të Komunës së Tuzit, ku si fazë kalimtare pranuam Komunën urbane, tashmë Komunë në kuadër të kryeqytetit e së shpejti Komunë e plotë. Pra, që të jemi të qartë, motoja e parë e jona ka qënë – Me komunë urbane për komunë të plotë. Asokohe të gjithë na kan kritikuar e ngjeshur etiketa nga më të ndryshmet por po të njëjtit garonin për të njëjtat vënde e poste, ndoshta edhe më shumë se vet ne, e besa-besë edhe mburreshin se u bën udhëheqës, e sa e sa krenari tjera. Nga ana tjetër, çudit fakti që qarqeve të ndryshme që veprojnë në trevën tonë, e që “shiten” të stërngarkuar me demokraci, u pëngon takimi Jonë me përfaqësuesit legjitim të shtetit amë-Shqipërisë. Le ta kenë të qart të gjithë ata që u pëngon konsultimi e bashkëpunimi me shtetin shqiptarë, se janë në rrugë të gabuar dhe se e çojnë ujin në brazdë të huaj, me dije apo në mungesë të saj, me ndërgjegje apo në mungesë të saj. Me sa duket rruga e tyre e vetme është minimizimi i ndikimit të faktorit shqiptarë në komunën tonë. Këtë Unioni nuk mund as nuk do ta pranoj në të ardhmën, por do të mirëpres çdo reagim e interesim, aq më parë kur është në pyetje interesimi i shtetit Amë-Shqipërisë. Për qytetarët e Tuzit/Malësisë po hapet një dritare e re, fazë kalimtare drejt realizimit të komunës së plotë, dritare e cila do të mundësoj krijimin e vëndeve të reja të punës, shërbim më kualitiativ për qytetarët. Këtë vit kemi Komunë në kuadër të kryeqytetit në vënd të komunës Urbane, në vitin që po vjen do të kemi buxhet – jo plan financiar, do të definohet territori i Komunës së Tuzit në bazë të Vëndimit të miratuar gjatë këtij viti, poashtu nga shumica ku mori pjesë edhe Unioni. Vitin e ardhshëm Unioni do të jetë siguri për krijimin e një administrate më të zgjeruar dhe më të qëndrueshme të komunës së Tuzit, ku do të bazohet në formimin e Sekretariateve, ku një numër më i madh i të rinjëve do të mund të angazhohen e punojnë. Menaxhimi i Komunës kërkon ekspertë të lëmive të ndryshme, këtë listë zgjedhore e ofron Unioni. Pra, Unioni është siguri për realizimin e këtyre synimeve dhe siguri se interesi i qytetarëvë do të mbrohet më së miri nga lista e UDSH-së. Me kete rast duam të falenderojmë të gjithë përkrahësit e votuesit tanë të cilët vite me radhë na përkrahën pa rezerve dhe se pa ndihmën e tyre nuk do të mund të realizoheshin prejektet e deritanishme. Të bindur se kjo është lista e fitores ftojmë qytetarët të na mbështesin në mënyrë që zëri i Tyre dhe i Joni të ndëgjohet më shumë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund ti realizojmë qellimet e përbashkëta. Vota juaj është fuqia jonë. Unioni është i të gjithëve, Unioni është për të gjithë.
VOTONI NUMRIN – 6 – UNIONI ËSHTË I JONI. Tuz, 05.11.2017