LDSH:  Cënohet ligji për simbole tē pakicave

Para disa ditëve u paralajmërua miratimi për simbolet e pakicave kombëtare në Mal të Zi. Për këtë çështje reagoi Lidhja Demokratike Shqiptare, duke konsideruar se propozimi i këtij ligji është gjysmak për arsye se nuk lëjohet në të gjitha institucionet shtetërore.  Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë:  “Dy fjalë mbi Propozim-Ligjin e sapo-aprovuar nga qeveria e Malit të Zi, mbi përdorimi e simboleve kombetare.

Çështja e të gjitha çështjeve është: deri kur shqiptarët duhet të kënaqën me arsyetime se një zgjidhje, cila do qoftë ajo, është më e mira e mundshmja për momentin? Politika vërtet është arti i të mundshmes, por gjysmëzgjidhjet nuk bëjnë pjesë në këtë definicioni. “Më e mira e mundshme”, nuk është zgjidhje, por është gjysmëzgjidhje, prandaj edhe promovimi që po i bëhet këto ditë këtij ligjit, janë të çuditshme, kurse për ne të papranueshme. Të papranueshme, sikurse është edhe vet propozim-ligji në fjalë.  Sepse, fjala është edhe për një ligj diskriminues për ne shqiptarët, i cili edhe tutje cënon përdorimin  e flamurit kombëtar, sidomos kur është në pyetje përdorimi institucional i tij.
Ligji që aq shumë u promovua, cenon përdorimin e lirë të flamurit të pakicës, në institucionet shtetërore, në komuna ku pakica përbën shumicën. Ai, sipas këtij ligji mund të valvitet i lirë në institucionet e komunës, edhe aty ku pakica përbën një numër të konsiderueshëm, mund të përdoret edhe në ahengje private, por jo edhe në institucionet shtetërore, madje as aty ku pakica përmban shumicën”.