Të nderuar qytetarë,
Pas kërkesës në disa instanca që bashkimi i subjekteve nacionale Shqiptare në Malësi të ndodhë, sot më shumë se kurrë qytetarët janë të informuar për gjendjen politike, rezultatet e punës, përbërjen e listave zgjedhore së secilës palë, fajtorët (fajtorin) e mosbashkimit parazgjedhorë, anipse Alternativa Shqiptare garanton respektimin e marrëveshjes së Tiranës për bashkëpunim paszgjedhor, për të formuar pushtetin edhe me ata që nuk kanë planprogram, platformë, edhe me ata që nuk munden ti gjejnë as 32 emra për listën zgjedhore, e për të nesërmen kanë aspirata që të jenë pjesë ekzekutive e udhëheqjes së më shumë se 15.000 qytetarëve…
Për dallim nga mikropartitë, ne kemi kuadro, 32 emra të pergatitur në listë, ekspertë të lëmive të ndryshme brenda dhe jashtë listës, planprogram të qartë për zhvillimin ekonomiko-shoqërorë të Malësisë, rezultate të pamohuashme në marrëveshjet e kaluara, publike e jo të fshehta, me të cilat u arrit marrëveshja për implementim të ligjit të Komunës së Plotë, ligji për perdorimin e lirtë të simboleve kombëtare, ujësjellësi për Hot, punësimi i të rinjëve, Abetarja Kombetare, hapja e shkollës së muzikës, tërheqja e fjalorit skandaloz të “CANU”, ku me një akt patriotik, t’ju rikujtoj deputeti ynë, Nik Gjeloshaj, aso kohe vendosi që në sy të gjithë publikut, në Kuvendin Shtetëror të Malit të Zi, të reciklojë atë fjalor poshtërues, i cili falë këtij veprimi, si dhe punës së pandalur u terhjek perfundimisht, si dhe shumë tjera…
Egziston një konfuzion në publik, përsa i takon aderimit tim nga LDSH në ASH. Konfuzion i shkaktuar nga demagogë, shpifësa, të deshtuar politik, për këtë arsye detyrohem që t’u pergjigjem publikisht, duke i paraqitur arsyet e hapit që kam ndermarrë, ku arsyen e aderimit në ASH mund ta kuptoni në pjesën e parë të deklaratës sime, por tani dua ti tregoj arsyet e shumta të dorëheqjes sime nga LDSH;
1. Dështimi politik i liderit të saj, me veprimtari 27 vjeçare politike, pa zgjedhur asnjë çeshtje të vetme!
2. Djegia e përafërsisht 1600 votave në Zgjedhjet Parlametare 2016, e me to edhe humbja e një deputeti tjetër shqiptar, ku bartësi i asaj liste refuzoi të merrte përgjegjësi, edhe pse unë personalisht ia kërkova.
3. Dosja “Bafte Mavriq”. Marrëveshjet e fshehta për votime në KQZ, që deri në takimet joformale mes T.M. (PDS), M.S(PDS) dhe N.Camaj (Bartësi i listës së LDSH), u votua në parime të opozitës proserbe, ku vota e komisionerit tonë ishte vendimtarja(15 me 14), njëri nga rastet ishte votimi për përsëritje të votave në Komunën e Budvës ku vota e LDSH ishte vota e 15të që blindoi rezultatet e para zgjedhore lokale të Budvës, që nxorrën fituese Demokratët dhe Frontin Demokratik, e pas shumë vitesh PDS shkoi në opozitë në atë komunë.
Pas takimit të parë me Drejtorin Politik të PDS, një natë para votimit përfundimtar, ku prezent ishin dy individë të tjerë Shqiptarë (në takim shkuan pasi qendruam në kafe “Forum” në qendër të Podgoricës), u arrit marrëveshja që N.Camaj të japë dorëheqje nga pjesëmarrja në votimin kryesor të KQZ, për përsëritjen apo jo të votave parlamentare. Nderkohë, të nesërmen komisioneri i Partisë Demokratike, dorëzoi dorëheqjen e nënshkruar nga N.C., ku pritej të fillonte votimi qendror, por pas presioneve të opozitës proserbe, N.C. u shfaq dhe bëri skandal (“ma kanë falsifikuar nënshkrimin, do t’i padis”, përderisa me sa jam unë i informuar, ajo akt-padi nuk u bë kurrë.) , ku si pasojë erdhi deri te pezullimi i punës së komisionit që zgjati përafërsisht 10 orë, ku në nderkohë erdhi deri te takimi i dytë i N.C. me T.M. dhe M.S i cili zgjati 2-3 orë. Unë, isha deshmitarë kur zëvëndës komisionerin, i cili është edhe djali i N.C., pas takimit me T.M dhe M.S, N.C. e largoi nga ndertesa e KQZ, ku pas 2 orësh u votua që zgjedhjet parlamentare të pranohen (Vota e Bafte Mavriq-LDSH ishte vendimtarja, 15 me 14), si rezultat I së cilës u legjitimuan Zgjedhjet.
4. Mospërgjegjësia dhe mosrespektimi i premtimeve brendapartiake. Pas skandalit në komisionin qendror zgjedhor dhe djegies së votave, iu drejtova në një takim joformal në “Troja”, me këto fjalë: “Ose jep ti dorëheqje, ose unë dal nga Lidhja, duhet të marrësh përgjegjësi, sepse unë personalisht nuk pranoj të fundosem për askënd” , ku mora premtimin se udhëheqja e Lidhjes, do të na lihet në dorë të rinjëve, e ai as që do të jetë në lista zgjedhore. E që rezultoi premtim i pambajtur! Sot, ka aspirata të jetë kryetar i subjektit dhe të marrë pjesë në vendime dhe nuk merr përgjegjësi për dështime!
5. Së fundmi, qendrimi kundrejt unifikimit të subjekteve nacionale, ku kërkesat ishin tejet joreale, me qellim që mos të pranohen nga subjektet dhe grupet tjera, disa herë u tha haptas se nuk do të bashkohemi, e unë si dashamir i bashkimit nuk pranova që të jem pjesë e lojrave të pasinqerta!
6. Formimi i subjektit të ri, LDSH, që nuk është më LDMZ, vetëm që kryesia e asaj partie të zhdukë regjistrat e vet financiarë. Mes tjerash, kryesia e partisë së re u caktua vetëm nga një individ, ashtu që kush nuk mendon me një kokë në kryesi, e ka të kotë mundimin. Nuk u dha hapësira e duhur atyre që donin të punonin, rinisë, atyre që kishin grup pas vetes, aspirata dhe vullnet të sinqertë për punë në favor të çeshtjeve tona shoqërore, kombëtare dhe ekonomike.
7. Personalisht, kërkova që të punojmë planprogramin ekonomik, gjë e cila sot e kësaj dite është temë tabu për LDSH, sot ata fatkeqësisht merren vetëm me neve, sepse ne kemi grup dhe ne punojmë, e nuk jemi grup “kallabxhinjësh” të facebookut pa planprogram!
Në fund, dua ti lutem edhe disa individëve që kishin aspirata të promovoheshin politikisht si “supermena”, pa patur grup as subjekt të regjistruar që mos të merren me subjektet shqiptare, sepse ajo çuditërisht i shkon në favor partisë në pushtet!
Me respekt,
Prëla Ujkaj – Alternativa Shqiptare