Per hir të vërtetës, dhe për hir të shoqërisë që kam menduar se e kam pas me Prelën Ujkaj, por edhe për faktin se më përfshinë në shkrimin e vet, nuk mund të heshti në shpifjet e tij të publikueme nëpër rrjeta sociale, nën titullin “Nuk deshtën bashkpunim, dështuan politikisht”, por po i kundëpergjigjem me fakte qe edhe ai vet i din; por ndoshta interesi dhe xhepi ia mjegullosën pamjën.
Gjate zgjedhjeve te 2016, ai, dhe unë ishim ndër të parët që ishim kundër cilit do lloj koalicionit me PDS, edhe pse kishim shum e shum kercenime, madje edhe me vdekje, kur edhe ai ishte prezent. Ishte prezent edhe aty ku lojërat, shpifjet dhe strategjitë e PDS, bashk me koalicionet shqiptare, ishin sul ndaj nesh, por duket se “i paska harruar”. Brohorsite me gjithë zëri që kishte, “jo, ne kurr me ata; nese shkojmë me ata, unë i pari iki nga Lidhja”. Ishte aty kur shantazhet dukeshin të pa fund, kur natën e fundit të Komisionit zgjedhor erdhi duke me dhanë mbështetje morale për qendrimet dhe kembugljen time; kur u falsifikua nenshkrimi, ku i pari pa asnjë farë dyshimit shprehi se ky nuk është nënshkrimi i Nikollës. Ishte aty edhe për të në siguruar se “më parë shkon me dreqin e mallkuar ne koalicion se me PDS-në, dhe me këto, të ashtuquajturat, koalicionet shqiptare”. Ishte aty, kur na percjellnin makinat dhe merrshim mesazha dhe telefonata kerrceneues, dhe ishte gjoja i fort; por çka ndolli? Ku ta shkelën bishtin!? Cili qe interesi!?
E sa për rini, aty ishe edhe ti, kur fushatën e kemi udhëhequr ne, fushatën e udhëhequr me më së paku 20 persona të ri, të gjithë nën moshën 30 vjeçare. Të ri e të reja, me guxim e me zemër te pastër; por si duket, gjithkund, një dele e zeze ekziston. Ata të ri e të reja, edhe sot janë aty, me të njëjtin guxim, pa u tundur fare, por ajo delja e zeze, iku me delet e tjera të zeza; iku mbas interesit personal, e jo interesit të Malësisë. Dhe prej andej shpif e fyen njerëzit që deri dje betohej me ta! E lavdëron ata që i shante deri dje!
Është e vertet se disa njerëz ndërrojnë ideologji, ndoshta për shkak te pjekurisë, apo aryse tjera, këtë e kuptoj, por kjo nuk mund te ndodh mbrenda 1 muaj që ndërrohen tri parti, vetëm aty ku ka imoralitet e paftyrësi.
Per hir të së vërtetës, më poshtë po e publikoj komunikimin që patëm dhe që dëshmon këtë paftyrësi. Të shohë se çfar ka thënë për këta lidera e për atë parti, që sot me “zemër” e me “shpirt patriot”, është me ta. Edhe pse, para pak ditësh deklaroi se kurr s’do të hyp në trenin e Tarzanit (ASH-së), ai me paturpësi hypi dhe u vu në shërbim; me mashtrime, me shpifje e kurdisje, me qëllim të përbaltjes së atyre që i bënë emër.
Si perfudim, t’u thuash jo ofertave dhe perfitimeve personal për hir të mirës së Malësisë dhe per Malësinë që e duam, duhet #guxim, guxim që ti nuk e kishe, nuk e ke dhe si duket, nuk do ta kesh kurrë.
P.S
Forma më e dobët e çdo argumenti është ad hominem!
K.R Camaj
Magjister I Gjeopoltikes, Territorit dhe Sigurimit.
King’s College London