Duke u dakorduar me qendrimin e bartësit të listës së ASH-së, Nikë Gjeloshaj, që të „mos bini fli e manipulimeve, populizmave të atyre që flasin keq për subjektet shqiptare“, e ftojmë ASH-në dhe Nik Gjeloshin që të ndalë ata që në emër të tyre s’po bëjnë gjë tjetër vetëm po derdhin vrer mbi subjektin e vetëm opozitar shqiptar, LDSH-në.
Ne, edhe kësaj radhe po e kapërcejmë pa i komentuar shpifjet e tyre dhe shkrimet paushale, pa asnjë të vëretet brenda (të cilat do t’u japim rastin që t’i dëshmojnë në gjyq), sepse duam të besojmë se të tillët vetëm janë inflitruar edhe brenda radhave të ASH-së, për të dezorjentuar zgjedhësit dhe për të vështirësuar realizimin e marrëveshjes së nënshkruar, e cila do të duhej që të na obligonte që të gjithëve njëlloj.
Siç shihet, PDS nuk është duke u marrur shumë me ne në teren, sepse punën më së miri po ia kryejnë vazalët e inflitruar bërenda ASH-së. Duke qenë se, për ne i vetmi rival politik mbetet PDS-ja, gatishmeria jonë për të qeverisur Malësinë me subjketet e tjera nacionale nuk do të bihet në pyetje për shkak të shkarravinave të disa dezertorëve politik. LDSH ka potencial demokratik, kurse lista e saj, me njerëz të pjekur, dinjitoz e të ngritur, kurse profesionalisht të pergatitur, garanton përfaqësim të denjë dhe është më se e bindur se e gjithë kjo do të vërehet dhe vlerësohet edhe nga votuesit.
Prandaj, për të ruajtur harmoninë midis trupit të ardhshëm që do të qeverisë Malësinë, kërkojmë nga ju, që nëse nuk keni mundësi për t’i ndalur, së paku të distancoheni nga dukuritë e këtilla, pasi që ata po shkruajnë dhe po veprojnë nën ombrellën e ASH-së.
Shtabi zgjedhor i LDSH