Prelë Ujkaj akuzon Klement Camajn për fabrikime?

Të nderuar qytetarë,

Edhe pse nuk jam i detyruar që të reagoj në montimet dhe tentativat e deshpëruara të “çunit” që të devijojë nga tema, në menyrë që të arsyetojë gafat e “babit” të tij, unë vërejta se në asnjë nga argumentet e mia që janë de fakto të pamohuashme, nuk ishin në gjendje t’i arsyetonin.

Prandaj, që mos të ulem në nivelin e thashethemeve, edhe pse do kisha tepër shumë biseda private për të rrëfyer, shumë ndodhi që demaskojnë çunin dhe babin e tij, unë shpresoj se rrallës tjetër nuk do të merren me dredhi që një 5vjeçarë është në gjendje t’i fabrikojë dhe që po u sherbejnë si çelës për diskreditimin tim, pasi unë dola me deshminë, që edhe K.C. me mos pergjegjen ndaj tyre, me heshtje i pranon;

-Pse nuk po më tregoni, kush e autorizoi Bafte Mavriq që të jetë perfaqësuesja e LDSH në komision?
-Pse nuk po më tregoni sa keni marrë nga njëra, e sa nga tjetra palë?
-Pse nuk po i pranoni publikisht takimet e fshehta me T.M. dhe M.S., meqenëse qenkeni të pastër si loti?
-Pse u djegën afro 1600 votash?
-Pse lideri nuk mori përgjegjësi?
-Pse akuzat për Tarzanin, kur mbreti i xhunglës, u takua 2 herë me N.C. para votimit perfundimtar të Baftes në KQZ (votimi që legjitimoi fitoren e PDS)?

Dhe në fund…do doja të kisha një djalë, që të reagonte në vend timin…

Sinqerisht,
Prëla Ujkaj

 

Portali Malesia.org, Vërejtje:
Për shkak se akuzat-kundër akuzat, përgjigjet-kundërpërgjigjet nuk kanë fund dhe po kalojnë nivelin e normales, do të jemi të detyruar që të sanksionojmë publikimin e tyre të vazhdueshëm. Jemi të vetëdijshëm se në cilindo moment që të ndodhin kjo, njëra palë do të ndjehet e dëmtuar me pretekst se po i merret e drejta, por zgjidhje tjetër nuk mund të gjejmë!