Shoqatat “Malësia e Madhe” nga New York dhe Detroit: Votoni vetëm partitë shqiptare

Diaspora malësore në SHBA po e përcjell me kujdes dhe interesim të veçantë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Malësi, të cilat do të mbahen më 26 të këtij muaji. Të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, e shohim të arsyeshme që të reagojmë ndaj një shtrese të klasës politike në Malësi, e cila prej rënies së sistemitmonist, pandërprerë mbron interesat e partisë (DPS-it), gjegjësisht koalicionit në pushtet, duke anashkaluar interesat e Malësisë sonë dheinteresat kombëtare të shqiptareve në përgjithësi në këtë vend. Qëllimii programuar i kësaj politike është i qartë- të fshijë nga kujtesa e malësorëve të kaluarën e lavdishme të këtij populli, të pushtojë të tashmen dhe të tjetërsojë të ardhmen e vendlindjes sonë të dashur. Kjo politikë, e dirigjuar nga pushteti e zbatuar nga persona më të urryer të Malësisë, pa vetëdije e ndjenja kombëtare, nxit vetëm kaos me pasoja tepër negative e të dëmshme në të gjitha fushat e jetës shoqërore të Malësisë. Pushteti aktual në Mal të Zi ka trashëguar politikën nga sistemi monist, që vazhdon të praktikohet vetëm në trojet etnike shqiptare. Njësoj si edhe në kohën e diktaturës komuniste, zbatuesit e kësaj politike të ndyrë janë dora e zgjatur e partisë ne pushtet, grupi i të “dëgjueshmëve” (poslušni) dhe i të “përshtatshmëve” (podobni), siç i quanin dhe i quajnë edhe sot e kësaj dite këta tipa njerëzish pakurriz dhe kokëbosh, persona të cilët për interesa personale,shqelmojnë çdo interes dhe vlerë kombëtare. Besojmë se këtë e kanë tëqartë të gjithë malësorët tanë, andaj u bëjmë thirrje qe t’i injorojnë këta servilë të pushtetit, të zhveshur plotësisht nga ndjenjat kombëtare, të cilët decenie me radhë, për përfitime personale, shkelën mbi çdo gjë që frymon shqip. U bëjmë apel malësorëve që me votën e tyre, në zgjedhjet e ardhshme lokale, njëherë e përgjithmonë t’I ndëshkojnë këta njerëz dhe t’i largojnë këto re të zeza nga qielli iMalësisë, të cilat me decenie të tëra i kanë penguar rrezet e diellit që të depërtojnë dhe të shndrisin vendlindjen tonë të dashur.Komiko-tragjike janë mashtrimet e pushtetit dhe veglave te tyre, të cilët gjatë fushatave parazgjedhore, me makineri të ndryshme e gënjeshtra të paskrupullta vërsulen mbi tokat e Malësisë, duke premtuar dhe u zotuar se do ta meremetojnë infrastrukturën e saj, por sa përfundojnë zgjedhjet nuk shihen më aty. Kjo behet vetëm për qëllime të qarta politike, për të fituar votat dhe njëkohësisht për të poshtëruar dhe përulur elektoratin shqiptar. Është evidente se pas çdo zgjedhjeve te niveleve të ndryshme, Malësia lihet pas dore dhe injorohet përfaqësimi proporcional i malësorëve në organet e administratës shtetërore të shërbimeve publike apo të administratës së qeverisjes lokale. Pushteti dëshiron të defaktorizojë shqiptarët, t’I mbajë jashtë inkuadrimit të tyre në institucionet shtetërore dhe për t’i realizuar këto qëllime, favorizon karvanin besnik të tij, që nuk ia do të mirën Malësisë as interesave të saj. Pushteti me satelitet e vet e bën këtë me qëllime të caktuara dhe si pasojë e kësaj politike dhe kësaj padrejtësie, lindin papunësia, varfëria dhe emigrimi i të rinjve malësorë.Rruga më e sigurt për të tejkaluar këto sfida mbetet shpresa tek partitë politike shqiptare se do t’i përmbahen marrëveshjes së nënshkruar në praninë e përfaqësuesve të shtetit amë që pas zgjedhjeve do të veprojnë se bashku. Garancia më e siguretë për tu jetësuar kjo marrëveshtje do të ishte që partitë tona gjatë fushatës parazgjedhore të mbajnë pergjegjësi për veprmiet e tyre, të jenë të sinqerta ndaj njëra tjetrës dhe vazhdimishtë të qëndrojnë afër qytetarëve të Malësisë. Diaspora trajton partitë politike shqiptare të barabarta pa favorizuar ndonjëren nga ato. Shfrytëzojmë rastin te cekim se Diaspora nuk do të mirëpresë në rast se ndonjë parti nënshkruese ndërkohë ose pas zgjedhjeve, për çfarëdo arsyeje, do te braktisë marrëveshjen dhe eventualisht do të hyjë në koalicion me DPS-in ose ndonjë pareti joshqiptare. Ne shpresojmë po ashtu se populli bujar e fisnik i Malësisë kësaj here, me votën e vet, do te gjykoj drejte dhe njëherë e përgjithmonë do largojë nga trevat tona partitë e huaja dhe shërbëtorët e tyre.

Shoqatat “Malësia e Madhe”  nga New York  dhe Detroit