Vuçetaj: Zgjedhjet në Tuz, me parallogari të PDS-së

Nga Naser Vuçetaj

Të nderuar qytetarë të Malësisë

Ju më 26 nëndor do të votoni Ansablesitët e Komunës së Tuzit! Dhashte Zoti qe kjo të jetë hera e fundit e një administrimi eksperimintal për Malësinë-Tuzin!

Të gjithë ne, sidomos diaspora jonë, priti që kësaj radhë Partitë politike shqiptare të gjëjnë një gjuhë të përbashkët dhe të dalin në një koalicion! Kjo nuk ndodhi, por u arritë një Marrëveshje për një koalicion paszgjedhor, për të cilin urojm që të realizohet!

Këto zgjedhje janë të një rëndesie të veçantë, jo vetem për Malësinë, por për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi. Nuk duam të besojëm që kësaj rradhe dikush mund të shikojë mundësin e përfitimeve përsonale apo grupore, por në rendë të parë duhet të kenë interesin e Malësis!

Kuptojmë politikën e Podgoricës, e cila, jorastesishtë organizoi këto zgjedhje në Malësi, para atyre të Podgoricës, (maj 2018) dhe para rikthimit të statusit të plotë të Komunës së Tuzit (nese kjo ndodhë?), por nuk i kuptojmë ata që përkrahën këtë iniciativë.  Sidomos, kur dihet se qytetarët e Malësisë do ta kenë rastin që përseri të votojnë në zgjedhjët e kryeqytetit- Podgoricës, e pastaj prë Tuzin, përsëri! E gjithë kjo, qartas bëhët për përllogaritjët e PDS/DPS!

Malësor të nderuar, edhe pse këto zgjedhje janë të imponuara, unë besojë që kësaj rradhe vota e juaj do të shkojë për partite politike shqiptare! Ju do të keni mundësin t’i thoni Stop PDS-së! Dhe t’i krijoni mundësisnë që Malësia të qeveriset nga partitë shqiptare! Besojë dhe ftojë që vota juaj të jetë për LDSH, për partinë politike shqiptare e cila unifikon interesin dhe qenjën tonë kombëtare në Mal të Zi!

Malësorë, Vota e juaj dhe fitorja e Partive politike shqiptare do të madhështon Festën tonë kombëtare 28. Nentorin!

Votoni LDSH!