Invazion politik i Milo Djukanovic në Malësi

Kryetari i DPS-së Milo Djukanovic, në prag të zgjedhjeve lokale në Malësi, në vetëm dy javët e fundit ishte në Malësi tre herë.

Në lidhje me këto vizita të jashtëzakonshme ka reaguar Lidhja Demokratike Shqiptare, deklaratën të cilën mund ta lexoni më poshtë.

Millo Gjukanoviq, mbrenda dy javeve të fundit, pati tri aktivitete në Malësi: një darkë, një drekë dhe një intervistë në televizionin lokal. Ne, nikoqirëve nuk do t’u perzihemi ne punët e tyre, sepse në Malësi ka qenë traditë t’i hapet dera të ftuarit dhe të të paftuarit. Se në cilën cilësi ishte lideri i PDS-së, ne këtë, kësaj radhe, nuk duam, e edhe po të donim, nuk do të mund ta investigonim. Por, ajo që ne nuk mund ta kalojmë pa e cekur, është arsyeja se çka e shtyri liderin e partisë më të madhe në Malin e Zi, që të jetë kaq aktiv, para zgjedhjeve lokale ne Malësi. Ndoshta arsyet e verteta vetëm mund të hamendesohen, mirëpo ajo që na la pershtypje, ishte sjellja e tij mosperfillëse ndaj çështjeve të rëndësishme për ne.

Në televizionin Boin ato pothuaj se nuk i preku fare, kurse hapësire të madhe zuri vetëlavdërimi për pavarësimin e shtetit, për pranimin e Kosovës, si dhe angazhimi per të drejtat e malazezëve në Kosove. Por jo edhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Natyrisht se na i perkujtoi edhe kolonat e 97-tës, të cilat ishin vërsulë drejt Malesisë, por jo edhe ato të 2006-tës, të akcionit policor „Fluturimi i Shqiponjës“, që e realizoi administrata e tij. Për të parën, ai tha se ujku qimën e ndërron, por vesin jo, kurse ne po i themi, se kjo vlen edhe për rastin e dytë. Në anën tjetër, ai flet për shtetin multietnik, dhe partinë e tij qytetare, por kjo nuk i refelekton në listën e tij zgjedhore.

Në fund, pyetja e të gjitha pyetjeve është nëse zgjedhjet e Tuzit qenkan kaq të rëndësishme, dhe duke ditur se lista e tij për Tuzin, nuk siguron fitore, ai me prezencen e tij tentoi t’i mbulojë anomalitë që përmban lista, çka mund të shihet edhe në billbordat në Tuz, ku në emër të PDS-së figuron emri i Millo Gjukanoviq, por jo edhe i këshilltarëve lokal. Megjithatë ne jemi të mendimit se ardhja e tij, më tepër ka të bej me zgjedhjet që vijnë në vitin 2018, dhe se për ato zgedhje i nevojitet çdo votë. Deri sa diku tjetër duhet të investojë miliona, për të siguruar përkrahje, e as ata nuk i ndihmojnë, në Malësi do ta kryej me dy darka dhe me pak asfalt nëpër rrugica, e oborre private. Ai, as gjatë këtyre vizitave nuk harroi të potencojë bashkëpunimin e mirë me disa parti shqiptare.

Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH)