Junçaj: Presionet e pushtetit po cenojnë votën e lirë të qytetarëve të Malësisë

Të nderuar qytetarë,
Presionet e pushtetit çdo ditë e më tepër po përdorin mjetet e tyre për të cenuar votën e lirë të qytetarëve të Malësisë.
Këto ditë kanë filluar të përdorin mënyrën e tyre të vjetër,për të blerë votën e lirë të qytetarëve.Pra,si në zakonin e tyre të vjetër,po përdorin fatëkeqësitë e njerzve që kanë probleme shëndetsore,dhe varen nga ndihmat sociale,për tu blerë votën e tyre.
Ata që e bën njeriun të pëlcasë,është se ata këto punë i bëjnë gjatë natës, dhe në mëngjes nëpër kafenetë e Tuzit,rrinë duke i përqeshur tregojnë shuma qesharake,se për sa i blejnë votat e Malësorëve,edhe kësaj here.
Për ironi,këtë e thonë taksistan në të zezë të Tuzit (divlji taksisti).
Të nderuar qytetarë,
Sesa i respekton PDS-ja Malësorët,dhe në të cilin rend janë Malësorët sipas tyre,vetëm shikoni listat e tyre dhe do ta shihni se Malësorët sipas tyre,janë qytetarë të rëndit të katërt,të dhjetë,apo njëzetë…
Me këtë rast,ftojmë publikisht liderët e subjekteve nacionale që janë pjesë e pushtetit nacional apo lokal,që në shenjë të distancimit të kësaj politike PDS-së,të japin dorëheqje kolektive në çdo nivel dhe ti bashkangjiten LDSH-së që me GUXIM të marrim pushtetin për NJË MALËSI QË DUAM!!

Lucë Junçaj – LDSH
#guxim