Të dashtun vëllezër e motra, shqiptarë e shqiptare në Komunën e Tuzit!
Edhe pak ditë ju kanë mbetur nga zgjedhjet e 26 Nëntorit 2017 për Komunën e Tuzit.
Pavarsisht se duhej ti jepej statusi i plotë për vetqeverisje e pavarsisht se duhet të ishit së bashku në këto zgjedhje ( nuk ka mbetur kohë për tu marrë me këtë problem ) tashmë ndodheni në këtë fazë ku vëmendjen tuaj duhet ta hidhni tek Kuvendi Komunal dhe tek drejtuesit që vijnë më pas për të qeverisur për katër vitet e ardhëshëm Komunën tuaj e për tu dhënë zgjidhje halleve e problemëve tuaja, për tu garantuar mirëfunksionimin e pushtetit vendorë me shumicë shqiptare autoktone.
Por ju ndodheni edhe para një situate të tillë kur shumë parti shqiptare ose jo u janë drejtuar për ti përkrahur nëpërmjet elementit të vetëm demokratik “ votes së lirë “ me qëllim që secila të fitojë sa më shumë pushtet. E kjo është normale për një demokraci funksionale, por nuk është normale që për hirë të debatëve, ndarjeve, ndryshimeve në sigël apo emra të ndërmerrni hapa të gabuar. Ju nuk mundeni si shqiptarë që: “ për hire të sime vjehrre, të veni të fleni me mullisin “.
Ju duhet ta harroni si keni vepruar deri tani e me këto zgjedhje e zgjidhje të filloni një faze të re marëdhëniesh ndër veti që edhe pse ju ndajnë siglat e emrat, nuk mund tu ndajë gjaku, flamuri e gjuha.
Si thotë poeti e politologu i madhë shqiptarë Pashko Vasa në poemën ”O moj Shqypni”:
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jeni vllazën t’gjith more t’mjerë!
Nuk kam ndërmend të tërheq vëmendjen tuaj për ndonjë forcë politike shqiptare e aq më tepër të ndikoj në votim tek votuesit shqiptarë e shqiptare. Por se është në nderin tim si shqiptarë që kam qëndruar, qëndroj e do qëndroj edhe në të ardhmen afër me ju në çdo event tuajin e tu bëj thirrje ashtu siç është në nderin tuaj të votoni: “ vetëm partite politike shqiptare si e vetmja mundësi që Komunën e Tuzit ta drejtojnë vetë shqiptarët “.
Nuk ka zgjidhje dhe argument tjetër e që kjo të rëndojë më pas në inicime të përdorimit të pushtetit në emrin tuaj. Çdo veprim në të kundërt me këtë parim nuk është gjë tjetër veçse: “ dergim të ujit në mullinj të huaj “. Koha punon sot për ju që brezave tu leni me krenari një të ardhme më të sigurtë. Në të kundërt ju do keni kurajon të merrni përsipër edhe pasojat që do vijnë nga çdo neglizhencë e për çdo votë që do hidhni për partite jo shqiptare.
Çdo akt jo patriotik në mos dhënie vote për partitë politike shqiptare në Komunën e Tuzit është mallkim i madh për çdo baba e nënë ndaj birit e bijës së saj, është mallkim për çdo motër e vëlla ndaj vëllait e motrës më të vogël, është mallkim ndaj çdo shqiptari e shqiptareje që sot ka në dorë votën e nuk e përdorë për interesa mbarëshqiptare në Komunën e Tuzit.
Ashtu siç po u drejtohem të gjitha partive politike shqiptare në Tuz të cilët po harrojnë thelbin e asaj që vetë kanë firmosur e duke u marrë me fyerje e përçarje ndaj njëra-tjetrës dua ti referohem pësëri Pashko Vasës:
“Qoftë mallkue kush qet ngatrrime,
ndër kto vllazën shoq më shoq “
Së fundmi duke mos u zgjatur e në analogji me të madhin Ismail Qemali e në prag të 28 nëntorit 1912 e që për pak ditë festojmë 105 vjetorin e ngritjes së Flamurit Kombëtarë, Shpalljen e Pavarsisë dhe formimin e Shtetit të Parë Shqiptarë u bëj thirrje:
“ Shqiptarët se kanë pasë as nuk e kanë zakon kurrë të shesin shqiptarin. A ka shqiptarë në Tuz? Unë nuk po pyes për ato shqiptarë të Tuzit që u është bërë gjaku ujë. Por po pyes për ato shqiptarë që kanë besë shqiptari. Birë e bijë shqiptari në Tuz. E të gjithë ato shqiptarë që e ndjejnë vehten përsëri shqiptarë: Votoni partitë politike shqiptare për Komunën e Tuzit “.
Me respekt e në pritje të votes tuaj për partite politike shqiptare në Tuz
Sytki Ndrecaj
Koplik, Malësi e Madhe.
Datë 20.11.2017