Marrëveshja për bashkëveprim pas zgjedhjeve lokale në Malësi në pikëpyetje! UDSH-ja më nuk beson në marrëveshje.

Në fund të tetorin subjektet politike shqiptare të cilat garojnë në zgjedhjet lokale të cilat do të zhvillohen të dielën në Malësi, kanë nënshkruar marrëveshje e cila do ti obligonte ato që vetëm të bashkuara të hyjnë në bisedime për formimin e pushtetit lokal. Gjegjësisht, asnjëra si parti e vetme nuk mund do të zhvillojë negociata me DPS-në apo ndonjë parti tjetër për formimin e pushtetit.

Marrëveshjen e nënshkruan Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), Alternativa Shqiptare (ASH), Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH) dhe Forumi Demokratik për Integrim e cila nuk do të marrë pjesë në zgjedhgje.

Kjo marrëveshje u përshëndet nga opinioni publik shqiptar, shteti amë dhe diaspora, megjithatë duke u mbështetur në të kaluarën e marrëveshjeve politike të partive shqiptare, kjo ngjarje u përcjell me dyshime .

Ndërkaq, tashmë vetëm disa ditë para zgjedhjeve lokale , zbatimi i marrëveshjes pas-zgjedhore ka pak gjasa se do të ndodhë.

UDSH-ja e cila aktualisht është në pushtet në Tuz me DPS-në dhe Partinë boshnjake, nuk beson se kjo marrëveshje është reale. Këtë qëndrim ata e mbështesin në faktin se nuk arritën krijimin e koalicionit me ASH-në, shkruan gazeta Vijesti.

“Ndërrojnë qëndrime përkrye nate, përkatësisht nuk janë në gjendje të krijojnë koalicion me një parti tjetër shqiptare. Prandaj, një platformë e tillë, përkatësisht ato nënshkrime faktikisht nuk kanë asnjë vlerë”, tha Fadil Kajoshaj nga UDSH-ja.

“Për ne, nënshkrimi që kemi vënë për bashkëveprim pas zgjedhjeve është i shenjtë. Jemi të sigurt që pas zgjedhjeve të gjithë do të ulemi së bashku dhe do të formojmë pushtetin”, tha Nik Gjeloshaj nga ASH-ja.

Unë e di vetëm një parti e cila do të respektojë marrëveshjen e nënshkruar, dhe ajo është LDSH-ja”, tha Nikollë Camaj nga LDSH-ja.

Ndërsa nga DPS-ja, marrëveshjen e partive shqiptare e komentojnë:
Nuk e shoh pse ata nënshkruan marrëveshje, kur ne aktualisht jemi me disa nga ata në koalicion. Megjithatë, të presim dhe të shohim se çka do të ndodhin, tha Halil Dukoviq nga DPS-ja.

UDSH-ja përveç pushtetit lokal në Malësi, është poashtu në pushtet edhe në nivelin qendrorë me DPS-në, bashkë me ASH-në, por kjo e fundit është opozitë në pushtetin lokal në Malësi. /MALESIA.ORG/