Gjonbalaj: Pse shqiptarët në Mal të Zi nuk janë të fortë politikisht

“Pse kaq shumë parti politike me një elektorat kaq të vogël”

Shkruan Esad Gjonbalaj

Ekzistimi i më se 11 subjekteve politike dhe shpërndarja e votave në grupe të  vogla në mënyrë të  drejtpërdrejtë  defaktorizon faktorin politik shqiptar.

Është absurd kur shikon se si disa të  ashtuquajtur lider me aplikimin e njëfarë patriotizmi të “zjarrtë” tentojnë të ua hedhin të tjerëve se vetëm ata  po e din adresën e duhur të atdhetarisë e të tjerët na qenkan “servil” të pushtetit. E që absurdi të jetë edhe më  i madh të  gjithë subjektet politike pa dallim  garojnë për të qenë në  parlamentin e Malit të Zi, apo në pushtetet lokale të komunave  të tyre që ju përkasin,  që të gjitha për të njëjtin qëllim vetëm se dikush na e paska çelësin e patriotizmit në dorë e të tjerave ua paska marr dikush këtë çelës të atdhetarisë folklorike. Absurd dhe marrëzi e llojit të vet !!!

Historikisht rënia e  pushteteve ka ndodhur për  tre arsye : lidershipit të dobët, disiplinës jo të mire dhe moralit të ultë.

Me mënyrën se si veprojnë partitë nacionale shqiptare sot kanë sjellur dhe  futur me dashje apo pa dashje, po këta tri komponentë deshtuese (të cekura më lartë) komponente bazë të ekzistimit dhe funksionimit të çdo subjekti politik. Duke par këtë defaktorizimi të  vetvetes nga vetë  subjektet tona të përçara, atëherë futen  në veprim ata të cilëve  u konvenon kjo gjendje përçarëse , autoritet malaziase nën ombrellën e partive kinse qytetare gjoja për te përkëdhelur votuesin shqiptar.  Votuesit shqiptar të dezorientuar dhe tē demotivuar nga vetë faktori ynë politik si në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku si rrjedhojë e mosunitetit ne menxi  arritëm ta sigurojmë vetëm  një deputet shqiptar në parlamentin e Malit të Zi.

Me rreth 14000 votues aktiv dhe rreth 22000 votues shqiptar të regjistruar tek organet kompetente në Mal të  Zi, si vallë mund te ndodh që të kemi vetëm një deputet shqiptar nē  vend qe së paku të kemi 4 deputet nëse do ishim i të bashkuar: (shifrat e cekura më lartë janë tē përafërta dhe në bazë të deklarimeve të  partive politike shqiptare)

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen për komunën e Tuzit më 26 nëntor 2017 është arritur  një marrëveshje nga partitë politike shqiptare, marrëveshje kjo e cila do të konkretizohet me një platforme të përbashkët paszgjedhore me krijimin e bllokut shqiptar në  mënyrë qe Tuzi i shqiptarëve të udhëhiqet nga shqiptarët dhe partitë nacionale shqiptare e jo të udhëhiqet nga ato subjekte të  cilët nuk kanë asgjë të bëjnë me shqiptarët dhe hallet e tyre.

Sot patriotizëm është të punosh me dinjitet për rininë e vendlindjes tënde, të tërheqësh investitor, të mbrosh identitetin dhe vlerat tua kombëtare. Nuk kemi fare nevojë për leksione historike dhe pseudopatriotizëm, sepse sot historinë e ke në maje të gishtërinjve nëse të intereson ajo.

Ka kaluar koha e demagogjive, është koha e konkurrencës ekonomike dhe  arritjeve.

Tags: 
  • Kosove Rexha Bala

    Zoti Gjonbalaj eshte koha per dale nga prangat e okupatorit shkja njehere e pergjithmone. Popullit shqiptar nen Mal te Zi duhet ti jepet e drejta per shkeputje, duke i thene shkaut faleminderit per me se 100-nd vjet bashkejetese.

  • NY-NY

    Z. Gjonbalaj – a jeni ne gjendje me i numrue 10 Kompani (Tregeti) shqiptare rentabile ne mal te zi. Parti kemi mjaft, por nese ekonomikisht jemi te dobet atehere ne cdo aspekt jemi te dobet. Fajtor per ne asht cdo here dikush tjeter. Edhe 10 deputet nese i kemi situata per popull nuk do te ndryshoi. Asht politike e njajt ma se 100 vjecare dhe shteti ame (Shqiperia) pajtohet me situaten e shqiptarve jasht kufijve,