Reperi i mirënjohur me rrënjë nga Malësia, Lumi B, sot përmes një postimi në facebook ka ftuar shqiptarët që të votojnë partitë shqiptare.
“Malesoret e mi te dashtun. Ne vigjilit te zgjedhjeve komunale per komune te Tuzit, votoni per partite shqiptare, votoni per LDSH, nr. 2 dhe axhen tim Vasel Berishaj, poashtu nr. 2. Ju premtoj se nuk do te zhgenjeheni. Sukses ne zgjedhje dhe menaxhimin e komunes se pavarur te Malesise. Lumi B”, shkruan në postimin e tij.