Grup studentësh nga Malësia në përkrahje të listës së ASH-së

Komunikatë për opinion nga disa studente-të shqiptarë nga Malësia,

Tuz, më 23.11.2017

Të nderuar,

Para se të fillonte fushata ,por edhe gjatë fushatës, i kemi përcjellur aktivitetet e ndryshme të partive nacionale në Malësi të vetëdijshëm se e ardhmja jonë varet nga puna dhe veprimtaria e tyre sot. Komunikimet mes neve studentëve nuk mungojnë, dhe shpesh pas ligjeratave, kemi diskutuar gjërë e gjatë këto dhe problematika të tjera. Ndersa, përmes mjeteve të komunikimit, siç janë rrjetet sociale, kemi komunikuar edhe me ata që janë me studime jashtë Malit të Zi. Të nderuar, para se të japim edhe opinionin tonë , apo edhe njëfarë analize të thjeshtë të listave që i kemi përballë në këto zgjedhje, po prezantojmë emrat tonë:

Edina Palaj ( Fakulteti i gjuhëve të huaja, Podgoricë),

Nikolla Lekoçaj,(Ekonomi, Tivar),

Anton Nikaj (Histori, Shkodër),

Monika Berishaj( Punë sociale,Podgoricë),

Kristjan Dukaj (Politolog, master në Marrëdhënje nderkombetare dhe Diplomaci, Sarajevë),

Albert Bikaj ( Politolog, master për Historinë mesjetare, Zagreb),

Vera Gojçaj ( Gazetari, Shkodër),

Lekë Dushaj, ( Edukatë Fizike, Shkodër),

Fatmir Çunmulaj ( Fakulteti i Bujqësisë, Tiranë),

Laura Gjokaj ( Mësuesi, Podgoricë),

Kristina Sinishtaj ( Gjuhët e huaja, Podgoricë)

Bekim Çunmulaj ( Arkitekturë, Tiranë)

Lekë Lucgjonaj ( Ekonomi, Tiranë)

Anton Gjonlekaj ( Edukatë Fizike, Shkodër)

Robert Dushaj ( Ekonomi, Shkodër)

Ersid Lulanaj ( Menaxhim biznesi, Podgoricë)

Gjon Ujkaj ( Drejtësi, Podgoricë)

Kristijan Junçaj ( Mjekësi e veterinarisë, Tiranë)

Marin Camaj ( Shkencat kompjuterike,Podgoricë)

Leonardo Vulaj (Elektrotehnikë, Podgoricë)

Marija Gjurashaj ( Gjuhët e huaja, Podgoricë)

Martin Dukaj (Programim, Podgoricë)

Të nderuar qytetarë, tre listat shqiptare, të tre subjekteve janë ato që duhen votuar nga votuesi malësorë, dhe në këtë ne nuk kemi asnjë dyshim. Pse? Sepse gishtin në kokë, ne duhet që të votojmë veten, partitë tona, njerëzit nga Malësia në menyrë që të jemi të përfaqësuar nga vetvetja, NË TË KUNDËRT, nëse përkrahim partitë qytetare, në Tuz, në Komunën e ardhshme që do të ketë të gjitha organet e saj, do të punësohen njerëz nga Podgorica, nga Dheu i Zi (shih se si e kanë pagëzuar tani, “Karabusko Polje”), ardhacakët do të favorizohen duke mos njohur gjuhën shqipe, pikërisht për këto dhe arsye të tjera, nuk duhen përkrahur partitë qytetare.

Pra, STOP VOTËS NDAJ ASIMILIMIT, STOP VETËVRASJES, STOP ÇAKËJVE QË AGJITOJNË PËR TA DHE PËR HUMBJE TË IDENTITETIT SHQIPTARË!!!

Tani, të dalim te partitë nacionale:

Lidhja Demokratike Shqiptare, NR. 2, me kryetarë Nikollë Camaj, është listë shqiptare, është listë malësore, por me keqardhje duhet ta themi se nuk është lista e cila ofron siguri e perkrahje nga populli për shumë arsye, por arsyeja kryesore është se kjo listë, nuk ka kuadro që janë në gjendje ta udhëheqin Malësinë, organet e Komunës, përveç një apo dy individëve. Të tjerët, janë thjeshtë njerëz të ndershëm dhe familjarë të mirë që me siguri se me vullnet të mirë i kanë hyrë politikës, mirëpo nuk janë njerëzit e duhur, nuk janë të përgatitur profesionalisht për të punuar në ujërat e politikës. Në anën tjetër, politika e kësaj partie, nuk ka dhënë asnjë rezultat në 30 vitet e fundit.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve, NR.6 është lista tjetër shqiptare që garon në këto zgjedhje. Ndaj këtij subjekti, kemi rezerva shumë, pasi është hera e parë që del i vetëm në zgjedhje dhe nuk e kemi parë të garojë pa partinë në pushtet (DPS) në zgjedhje lokale, që në kohën e Ferhat Dinoshës, siç tregon edhe historia e zgjedhjeve në Mal të Zi. Kjo listë fatkeqësisht, është njëkonfesionale, dhe ne nuk përkrahim këso ndarjesh apo fragmentimesh. Ndërsa së fundmi, kemi lexuar edhe deklaratën e Kryetarit të UDSH-së, i cili nuk nguroi të dalë hapur kundër marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë, nënshkruar edhe nga vetë ai.

Lista e tretë, është lista e Alternativës Shqiptare, NR.7, me bartës liste Nik Gjeloshaj.

Duke parë individualisht përsonat që përbëjnë këtë listë, kemi vërejtur se kjo listë është lista më e plotë nga gjithë listat e tjera, madje edhe nga listat e partive qytetare. Përgatitja e individëve në listë, përvoja e punës, programi politik zhvillimor që kan punuar dhe elaboruara, komunikatat profesionale që kanë përgatitur këta individ, strategjia që kanë përdorur në fushatë duke mos ofenduar askënd, e aq më pak partitë nacionale, na ka bindur se ky grup, kjo listë, është lista që duhet të ketë sa më shumë përkrahje. Për vetë faktin se aty janë grupuar intelektualët e rinjë, aty janë bashkuar të gjithë individët që në një menyrë apo tjetër kanë kontribuar në lëmitë e veta dhe vazhdojnë të punojnë me intenzitet, është tregues se kjo parti ka potencial dhe forcë që ta zhvillojë Malësinë.

NE, si studentë, apelojmë që të votoni partitë shqiptare, dhe ju sugjerojmë që në zgjedhjet e 26. Nëntorit, të përkrahni Alternativën Shqiptare duke rrumbullakësuar numrin 7.

Grupi i studentëve shqiptarë nga Malësia